Vitet janë thjesht numra !
Vitet, janë thjesht numra për ne
dhe koha dje, na bëri privilegj
u duk sikur ndaloj në vend, kur një nga një u dukën në derë
si dikur në bangat e shkollës,
shoqëria jonë e denjë.
Sa kënaqësi, që ishim të gjithë prezent
të qeshur, të gëzuar si asnjeherë
Dhe pse disa bërë gjyshër,
ja morëm valles shtruar dorë për dorë si adolishent ndër vite rinore.
Mosha për ne, është vetëm numra kur zemra kërkon rininë
shndëruar si flutura
gëzim që dot s’përmbahet pentagramit jetës ja shtrydhem melodinë…
Dihet, jeta shenjat e saj na ka lënë dhuratë
kujt një dhimbje mesi, kujt i dhëmbin këmbët e krahët
kujt diabetin e dikujt dhimbje kockash i dha..
por dje këto,të gjith i harruam si me magji askush, s’u qa
gëzimi ishte shumë i madh, sa s’mundem me u përmbajt..
Në pupul shndëruar, barrë e jetës mbi shpatulla
s’lypej zilia e shkollës ,
as të na mbledhë si dikur mësuesi kujdestar
njëri ngrihej në valle,
nga pas e shoqëronim të gjithë me rradhë..
Moshën dje e refuzuam,
vitet e moshës dje, askush me vete si kish marë
lumturia në fytyrat tona, ishte bërë stampë
u bëmë si dikur, nxënës
të shoqërisë tonë perfekte të paparë.
Se vitet ngelen vetëm numra,
kur shpirti s’dëgjon me u plakë
i shtrydh ato(vitet) me një frymë, për të shijuar çdo moment e çast
dhe ne të ndjehemi, një jetë maturant..
Për të gjithë ju vëllezër e motrat e mia ju falenderoj, që na bëtë këtë dhuratë. Nga zemra ju uroj bashkë me familjet tuaja, shëndet e jetë të gjatë,
me Respektin maksimal, për të gjithë ju me radhë !
Amijete Çollaku !
“”””””””””””””””””””
Dielli Idhulli im!
Sapo dielli, më gudulis fytyrën në mëngjes
me ngrohtësinë e tij, më mbush me energji dhe pozitivitet
edhe mes ditëve gri, më nxit që jetës ti buzëqesh e ta mbush me shpresë..
Edhe kur vështirësi ndesh
dhe kur pas shpine tjetri më godet, s’dua të ushqej shpirtin me inat, smirë e mllef…
E di që s’jam perfekte dhe gabime bëj shpesh
jo nga të gjithë pëlqehem, ashtu si dhe mua, të gjithë s’më pëlqejnë
siç jemi të ndryshëm,
të ndryshme i kemi mendimet, idetë..
s’flasim të njëjtën gjuhë, ndaj kundërshtojmë shpesh…
Gjithë vlera ime në jetë,
është qëndrimi im që mbaj me të tjerë
ti nëse do, më shaj,
më gjyko, nxirr mllefin tënd,
vill po deshe dhe vrerr…
unë të uroj, gjithmonë mirë të jesh
dhe fjalë tjetër prej meje s’do kesh.
Ndoshta, më quan naive apo hiqesh se ti, i fituari je
unë, po e njëjta ngelem
shpirtin, s’e mbush me helm
kjo jam unë, sjellja ime e mirë, apo e keqe..
më ul, apo më jep vlerë..
dhe pasqyron timin karakter.
Shpirti im, dritë reflekton përherë
ndaj gjithmonë,ti je idhulli im o diell……
Amijete Çollaku!