14.5 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Ana Lisa Ormeni

MENTALITETI
…………………….
Ke frike me dore te prekesh nje enderr
Shumkush te sheh vrenger
Ke ankth
Cdo te thuhet me pas?!
Kur ti e ke pa qellim
fjala ka bere goxha udhetim
Mentalitet i shurdher, I verber
qe te ve ne rrezik
Ke frike
qe te urosh nje mike a mik
Sa shume i falesh frikes
E fjala s,ecen me avion a tren
Por me shpejtesine e drites
Ste kuptojne asnjehere
Talenti s,ka vlere
Te qeshin me pamje te mekur
Te qajne kur ende
Ske vdekur
A.L.O. Shkurt 2013
Simetria …
Ne e ndafsh pergjysem shpirtin
A e di ç je duke pritur
Gjysma del e gezuar
Kurse gjysma …e merzitur !
Permbi sup nje vit te arte
Nuk me thoni …si ta marre ?
Gjysma e rrethit eshte dimer
Gjysma tjeter eshte behar !
Simetria miqte e mi
Ndan pergjysem edhe Boten
Gjysma rend mbi qiell gezimi
Ndersa gjysmen …Ma perloten !
Mes permes e ndaj me thike
Simetrine …e kam …shume frike !
Ana .L. O.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme
Po ku je moj Kenga Labe …
Ku nuk je moj kenga labe
Lart mbi male n ato stane
Mbetur permbi dyer e pragje
gatuar si brume ne magje !
Je tek zeri i birbilit
Tek arome e trendafilit
Tek ku mbijne lulet e Prillit
Je tek nenat bekojne gjirin !
Ku ste gjej moj flake e shpuze
Tek motivi e tek nje muze
Çme ke lulezuar mbi buze
Zemres me je gjendur udhe !
Po ku je moj kenga Labe
Te gjej shpirtit dhe pa harxhe
Laberia gryke e maja
Ah …per melodite e saja !
Kenga jetes me mbeshtillet
Buze tek refreni dridhet
Ah moj me ato gjemime
LA MOJ LABERIA IME !
ANA . LISA.ORMENI KORRIK 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.