Ana . L. O
LABERIA IME ( Pjesa e dyte)
****************
Labe jam dhe vete dhe labe do mbese
labe kam lere dhe labe do vdes
O ju gjysher eter qe s rroni tani
qetesine sdo ta kishit si ne Laberi
Ti moj labereshe qe ngjit majen e malit
si lulja me vese bukuri qe s falet
Ty te kam thene NENE
shume fjale te kam thene
sa kam qare tek ti
e sa here kam qeshur
me veshtiresite sa here jam ndeshur
Kam mall moj kam mall
per cdo gje te heshtur
per cdo gje te gjalle
********************
Laberi syrin me cika
kurre se dite c ishte frika
ne ato gure e ne ato rreza
ku po kompozon thelleza
ne ato gerxhe e shkrepa
Laberi tu ngjatte jeta
O Krahineze e gjere
ty ziline ta kane te tere
ne ato gryka porsi kon
kur sheh syri te sheron
Ti me deh njesoj si vere
nga malli lej dhe nje here
sa jam vrare e sa jam cjerre
dhimbje kurre nuk kam ndjere
sepse ti me ke mesuar
te duroje per t mos ankuar
trimerine te tregoje
te them vij nga filan soje
O nenoke Laberi koken e mbeshtes tek ti
e nuk vritem ne ato brinje
kthej koken shoh femijerine
Ke aromen e nje luleje
te marre ere ti ballin ule
si kurore te rri sot vargu
zbukurohesh prej se largu
Ti shqiponje ne ato male
ndale fluturimin ndale
qe te clodhesh pak dhe ti
KU I THONE LABERI
Ku folene me shume deshire
ne ato male e ngre mire
SE SHQIPONJAT DUAN SHQIPONJA
RRITEN VEC NE MALET TONA !!!!