Kur fillimisht nisa ecjen
Eshtrat njomezake kishin force , pak
Cohu dhe ec me thoshte Nena
Po u rrezove …Do t ngrihesh prap !
U kapa fort per dege moshe
E nisa hapat , prap me pertese
Cdo hap qe hidhja e numuroja
Dhe udhetimet , si lashe ne mes !
Hodha dhe hapa te gabuar
Ndonese i fshinte pendesa gome
Ne dinjitetin certifikuar
Une shoh dhe sot nje vule te njome !
Eh hapat hidhen edhe nxituar
Moshe fluturake ne buze te shpie
Dhe nuk mendon se cdo te ndodh
Se mos lendohem …kur te bie !
Hapat qe hedh i kam numuruar
Ato te sigurtat dhe me medyshje
Ne udhetimin e pambaruar
Ora dhe zemra punojne shume ndryshe !
Anna Dhjetor 2020
“”””””””””””””””””””””””

Ne mendjen time celet nje dere
ne prag te saj frymojne gezime
nuk duhet mbyllur asnjehere
celet nje dere ne mendjen time
Ne mendjen time celet nje enderr
celet e lumtur pa shpenzime
ashtu si lulet qe shperthejne
celet dhe endrra ne mendjen time
Ne mendjen time shkumezon nje det
me vale e fjale e ledhatime
here kendon kenge here eshte i qete
shkumzon nje det ne mendjen time
Ne mendjen time mbaj nje dere hapur te hyjne mbresa dhe kujtime
te hyjne njerzit qe shume i dua
mbaj nje dere hapur ne mendjen time
Ne fakt une dyert asnjehere si mbyll
se keshtu kam mbyllur vete zemren time
Dyert rrine hapur per njerez me vlere
qe u perkasin Dhemshurive …!!!
“”””””””””””””””””””””””
Si ikin njerzit dhe largohen
Vershuar shpirtrash si ujet ne lume
Ata qe hiqen sikur te deshen
Ata qe deshe e do …me shume !
Klithin damaret e lebetiten
Per kete them e kane me hak
Veren e shenjte se pi dot vetem
I dua prane …ke pata gjak.!
Ikin dhe njerzit e zemrat ftohen
Se kam frike dimrin stuhi e llohe
Ku ta kerkoj ate dhembshurine
Po dhe te dua…nuk kam kohe !
Anna . L. O.
Dhjetor 2020