26.5 C
Tiranë
E hënë, 27 Prill 2026

Ana Lisa Ormeni

Prita
E prita qe nga muzgu e deri ne agim
Te cmuarin ,te shtrenjtin te bukurin urim
I vetmi qe mungoi ne vjeshten plote trishtim
Mungoi e para here urimi i Atit tim !
E pritem te na vinte ne prag edhe tek porta
Sa qame u ngasheryem edhe une dhe motra
Ne mbetem zemerthyerat nga fjalet e pathena
Dyfish per babain sot na uroi Nena !
E dime qe sdo ta kemi gezimesh midis nesh
E lotet sdo i mbajme ne shiun si rrebesh
Atje ku ti ke shkuar qetesine te kesh gjetur
O shpirt i driteruar per ne ti gjalle ke mbetur !
Ne enderren e bukur edhe fjalet zene vend
Sot ne e kemi marre edhe urimin tend BABA
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Edhe nje gjethe ….
U shkeput nga peme e moshes
Duke m uruar me shume fat
Nje plus ne vite minus ne rrudha
Mi numuroi dyzet e shtate !
Mi dha ne duar si tespie
Ose pranoi n mos …ne daç
Mora nje nur bukurie
Sikur keto vite u kthyen mbrapsh !
Se di pse ndihem m e rinuar
Se e kam shpirtin vjeshte te arte
Moj mosha ime se ke kuptuar?
Vrapo sa t duash por …dot
Sme kap ….
Eh sa shume miqe me kane uruar
Te gjithe me zemer e me shpirt
Se kisha ditur e kuptuar
Se paskerkam nje Bote me miqe !
Me respekt Ana !
21 Shtator 2021
“”””””””””””””””””””””

E kam nje bote brenda meje …
Po po…
E kam nje Bote brenda shpirtit
Qe smundesh dot ti gjesh kufi
Zemrat e gjera e gjejne lehte
Vetem se smundesh ta gjesh …ti !
Ka drite mengjesi arome agimesh
E perendime pa perendim
Shpirtit ka veshure bore te ngrohte
Ngjyra e bardhe kurre nuk shkrin !
O bota ime sfere lumturie
Dua njerizimit ti buzeqesh
Edhe kur vargu me gjerb lendimin
Luaj ne piano tinguj haresh !
Eshte bota ime bote gjigande
E kompletuar me miresi
Ste lutem qe tmi lexosh vargjet
Bej si te duash …sot ke liri !
E kam nje bote , ne vije te drejte ..
Si bota ime …ta kesh dhe ti
Vec po e ndave ne mes si torte
Kujt do ti bjere kjo hidhesi ?
Eshte bota ime , qe dot se njeh…
Qe miresine e ka si strehe …
Bota sa zemra
Zemra sa bota !
Anna . L. O
Shtator 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.