Melodi e nje trokitjeje dere
krahapur nje mik duke pritur
asnjehere bezdi se kam pasur
thesaret e mi te ndritur
Te florinjta castet e pritjes
i verdhe eshte nje thesar
s me ka kushtuar kurre shtrenjte
ne dore kur zemren kam marre
Na duhet nje miqesi
qe shpatullat ngrohte te na mbaje
e kur te kemi merzi
mbi supet e miqve te qajme
Miqesia eshte vete thesar
kur vlerat e saj te marr
Atehere vetem atehere
kur sinqeritetin
te jete e para vlere !
Gjeni ne kete Gjithesi
nje mik , qe lotet t ju fshije
Kerkoni neper tymnaje
nje mik qe lotet t ju thaje !
Ana L. O.
“””””””””””””””””””

Tek shtepia e kujtimeve
sa doja te shkoja
e di qe atje , me presin
rrenojat
Pse enderr e embel
peng te me ngelet
le te mos shoh mure
sa me vlejne
themelet !
Bej gati kepucet
atje per te shkuar
po njera nga lidhset
shpelare e vjetruar
I flaka s me duheshin
mbi Token e dashur
kur s kisha cte vishja
kam ecur , dhe zbathur !
I gjeta atje , ca gure te djersire
ca lule te egra
mbi ta kishin mbire !
Si mbin blerimi
une as se ujita
Po po me flet dielli
mbin vetem
nga Drita !
E mpire mbeta krejt
Atje kishte Jete !
Ana Lisa Ormeni Maj 2020