21.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Analisti Frrok Çupi

Më 26 prill, Meta do të arrestohet nga forcat e NATO-s. Çupi: SPAK ka dosje të rënda të kompanisë së tij

 

Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar në “Breaking” në Top News ku foli për bllokimin e aeroportit të Rinasit para disa ditësh nga kontrollorët e trafikut ajror që vendosën të mos jepnin shërbimin e tyre.

Çupi tha se Meta ka gisht në këtë çështje dhe pretendon se me 26 prill, do të arrestohet nga forcat e NATO-s. Sa i përket cësthjes së Rinasit, thotë se do ishte vënë në pranga nëse bllokimi do të zgjaste edhe disa ore.

Ndërsa një tjetër problem që ka Meta sipas Çupi janë dosjet e rënda që ka SPAK kundër tij dhe kompanisë së tij.

Çupi: Ilir Meta është kapur në krim. Me 26 prill, Meta do të arrestohet qoftë dhe nga forcat e NATO-s se kreu një akt tradhtie ndaj SHBA dhe NATO. Nëse bojkotoi i hapësirave qiellore do të kishte zgjatur qoftë edhe disa orë, Ilir Meta do të ishte në pranga dhe në NATO do të ishte arrestuar në kushtet e flagrancës. Ka ndodhur në disa raste, qoftë me princin e Arabisë Saudite që kanë rënë në pranga për shkak të pengesave të tilla. Meta është kapur në spiunazh kundër Amerikës në favor të forcave të tjera.

Ajo ishte thyerje e madhe e aleancave që takohen dhe ndahen në kordonin që tani është prishur. Fati i Ilir Metës është parashkruar. Thjesht në llogaritjes që do bëjë, se 25 prilli nuk sjell asgjë për Ilir Metën, në llogaritjen e aleatëve do ketë ndëshkimin e tij. Problemi tjetër është i SPAK që ka 20 e ca dosje të rënda të Ilir Metës dhe kompanisë së tij. Akti i fundit që u krye në sytë tanë është akti që e ngatërron, e përzien, e fajëson në thyerjen e aleancave të Shqipërisë me fuqitë e tjera. Mund të ketë anuar dhe mund të jetë një bashkëpunim i madh që anojnë drejt Rusisë dhe fuqive të tjera, por kjo ka bërë që Presidenti t’i japë zjarr.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.