Për diçka ti s’më bind
edhe do të jesh superior/e
dhe mendon se njeriu nga dhembja
njëmijë herë lind,
edhe mban nga më të rëndat
peshë mbi shpinë,
dhe tregon që je i/e fortë
askënd nuk dëshiron të cënojë
lirinë në shpirt,
Më thuaj cilin bust ti meriton
atë të mermertë?
apo atë të artë?
Gjithësesi preferoj të jem rruga
nëpër të cilën ti dëshiron të ecësh
të plotësohesh,të lejosh të projektohesh.
Dëshiroj të të sodis
tek lakmon të kurohesh deri në detaj
preferoj edhe dhembje kraharorit të të mbaj.
Anila CACI
“”””””””””””””””””
Vështirë të gjesh njerëz të nivelit tënd,
pikërisht për këtë duhet të përgatitesh
të flasësh pak e me vënd,
ti i thua shëndet do të thotë plaç
ti i bën respekt ai do të thotë:
-pse kerkon t’më shash!
ti e di se ku është kufiri
ai të nxjerr brirët të tregon se ashtu
është më i miri,
ti me një fjalë lidh dhjetë gojë
ai mendon se badallallëku i tij ty të sfidojë,
ndaj aq sa di mohoji me të marrin
do s’do ti do të bëjë baraz me samarin.
Anila CACI