23.4 C
Tiranë
E enjte, 4 Qershor 2026

Anila CACI

Ku jeton?

Në vëndin në të cilin jepet rryshfet për të mbajtur në punë!
Pse e keni lejuar këtë?
Vetëm unë mund ta ndryshoj situatën mos futet më dora në xhep?
Cili është Atdheu yt?
Unë jam emigrant dhe i huaj brënda territorit tim,vritem, therem për llogari të atyre që për liri të nxjerin e të tregojnë çizmen e nazizmit,sepse të vrasin nëse ju hap gojë dhe kërkon të drejtën!
Ç’ke ndërmënd të bësh me familjen?
Do nxjerr gruan të lypë,fëmijët në trotuar!
Tashmë është kthyer në gjë normale,të gjej një tufë gazetash e të mbështillem gjatë natës afër strehave të një spitali ose apartamenteve të braktisura,qoshe rruge që të kërrmosin në erë urine apo mbeturinash të hedhura gjatë ditës.
Mendon se kjo është jetesë?
Ç’të bëjmë i votuam vetë plehrat për ti ngjitur në majë,tani ata çizmen e kanë aq të fortë sa edhe këtë herë ata do ta marrin pushtetin me forcë.
Ç’është kjo çadër zgjidhje për shtëpi?
Ta puth ta vë në ballë! Kaq dhe është shumë!
Kështu mendojnë të gjithë ata që morën një shumë në dorë pas tërmetit i shpenzuan dhe tani rrinë e ngrohen në diell!
Me fëmijët si ia bëni për të ndjerë të ngrohtin në këtë dimër?
Janë mësuar,madje ngrohim bidona me ujë të ngrohtë dhe i vendosin këmbëve deri sa zënë ngrohtë.
Si mund ta lejoni këtë tmerr?
Kaq kam mundësi më shumë të bëj varfërohen të kamurit!
Çfarë profesioni keni ?meqë jeni kryetar familjeje?
Isha në punë,më hoqën edhe shkollë të kisha këtu në punë hyn dhe gjen në bazë të partive kush është në pushtet i di mire ku të punësojë adhuruesit e saj.
Atëherë i bie vetëm të lutesh?
Ç’të bëjë Zoti për mua o Zonjë tërë jetën i jam lutur për bukë e të me shpëtojë nga zaptimi i xhindëve të politikës!
Në këtë vënd djalli është ulur këmbkryq dhe s’ka ndërmënd ta lëshojë kurrë deri sa të ikë shqiptari i fundit!

Anila CACI

“”””””””””””””””

Me kohën kupton sa e rendësishme

i je fjalës,

merr nuancat e gurëve në ngjyra,

por nuk e ke dëshirë mbylljen e vetes

si në errësirë të guackës.

Nuk ia ke më frikën asaj që vjen
gjasme e bukur dhe pa zhurmë,
përkundrazi kthehesh në valë deti
për të zbuluar pse dallga pas përplasjeve
lë aq shumë në breg shkumë.

Anila CACI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.