Me duhmën e mjergullës ngatërrohen çastet kur nise të biesh dëborë,vështroja habitur si ishte e mundur,prej një kohe të gjatë s’kisha parë kurrë të ngashërehej në vesë mëngjesi yt.
Nuk duhej të mohoja që kishe lindur nga rrezet e dritës,tek të cilat besoja çdo krijesë të ekzistencës,të pëshpëritjeve ngjizur nga pikëllimi i acartë.Ndoshta hija e lënë pas po numëronte hapat e lodhura,të stërvitura të lënë shenjë,gjurmë “tatuazh”.Gjysmë shikimi i përftuar nga ikjet e pa numërta s’kishin kuptimin e mëngjeseve të freskëta,as të akullta duke pritur kthimet e “ujqërve” të mashtrimit.
Duhej nxituar drejt së panjohurës,pezmatimi nuk ishte për ty,as për një si ai “gdhëndës” i mprehtësisë i cili kthehej në zgjidhje si me shkop magjik.Të linte pa frymë pas çdo ringritjeje nga “ortekët” që dhuronin “çakenjtë” e uritur për të shqyer gjithçka të lënë sheshit për ti shijuar unë dhe natyra.
Është largimi i fundit drejt këtij tyneli të errët,trokëllima krijon tinguj të mbështjellë me vendosmërinë e një krijese që krahët i janë dhuruar në momentet më kulminante,çastet kur lodhen besime të hekurta e rrjedha të çmueshme.
Do jesh aty prezent kur të shkrijnë heshta të akullta,-me çfarë do shpojnë nëse do duan të shkatërrojnë rigjenerime aq të zilepsura prej mosmirënjohjes ? A e ke pyetur ndonjëherë?
Pritjes vishi “parzmoren” më të shkëlqyeshme nëse atij pylli dëbora ka vendosur të qëndrojë gjatë,por s’do jetë gjithnjë me të njëjtën mprehtësi vëmëndje përpara “fisnikërisë”, diku do gabojë,do lërë hapësirë për të marrë “mëngjesin e artë” dhuratë për rinisje.
Anila CACI