Vërtetojeni nëse do testoni :
Nëse je libër do shfletohesh si ai.
Nëse sheh “përputhen” atë fjalor do përdorësh.
Nëse i buzëqesh fëmijëve të tillë do ta japësh me dritë fytyre në çdo kohë.
Nëse noton në llum atë do servirësh.
Kur ecën në fushë të blertë atë rrugë do tregosh më pjesëza gjatë ditës.
Mos ngurro të lexosh të duhurën,
edhe pse realiteti është tjetër jashtë, 1 përqind ka të vërtetë atë që do të mësojë të kundërtën e përrallës.
Mbarë dita në vazhdim për ju miq.
Anila CACI
“””””””””””””
Kur peshku tenton të dalë për pak çaste
në sipërfaqe kjo duket qesharake,
ndërsa kur i drejton grepin dhe i bën dredha
kjo quhet sfidë inteligjence.
Vetëm se ia njeh mirë “çarkun” vetes
ndonjëherë do mbyllë sytë dhe do shkojë me vetëdije aty.
Anila CACI
“”””””””””””””
Ditët janë ajo ujëvarë
me nxitim të pa parë,
kur ju jep rëndësinë e duhur
zgjidh edhe atë që të duket e pa mundur.
Do njohësh thellë asaj ujëvarë
gurë të mëdhenj dhe të vegjël,
të latuar mirë,por të mbështjellë
në myshk e likene.
Veç një gjë kije të qartë
mes gjithë kësaj ku gjëndesh ti?
për të përcaktuar ji “mali” në njohuri
ji ekuilibri midis shiut dhe ujëvarës
kurrësesi pengesa e gurëve
që coptohen gjatë përplasjes.
Anila CACI