Rreth ceshtjeve sociale,familjare.
Duke iu referuar perditshmerise dhe shtjellimit te nje emisioni sikurse paraqitet ne media si ai i tv -Klanit le per te deshiruar permbajtja,struktura,zhvillimi botekuptimit rreth ceshtjes qe parashtrohet si me poshte;
*Se pari Zonja Vjerre nese i ke bere dasme nuses kur e ke marre eshte bere per te gezuar zemren tende,te djalit dhe te nuses qe eshte mire ta duash si te jete vajza tende dhe pjese e familjes.
-Pse lindin pakenaqesite nuse -vjerre?
-Pse arrini deri aty sa e konsideroni bijen e botes si te jete qeni shtepise dhe jo te mbizoteroje respekti ndersjellte?
*Urrejtja dhe pakenaqsite e akumuluara krijojne hapesire deri tek dhune fizike ne baze te shume rasteve qe po degjojme.
*Kur pretendon qe e njeh mire miqesine e bere me familjet nuk ka vend as per debate e as per konfrontime paragjykimi.Sido te jete ne kohet e sotme kur e marton si djalin dhe vajzen lerini hapesire te provojne vete c’eshte jeta dhe te marrin pergjegjsite per te.
*Koha e Vjerrave si kane jetuar me nje tufe individesh qe nuk e merrte vesh i pari te dytin ka ikur Zonja,kur vihej nje tenxhere e vlonin ne te 10 luge e nusja do flinte ne gjume kur te flinte familjari i fundit.Madje kembet qe laheshin ne legen vjerres e vjerrit trashegim nga turku keto tradita ishte qershia mbi torte e injorances.Kete salltanet mos e kerkoni me sepse do sillni shkaterrim familjesh e ciftesh te reja.Per cdo pakenaqesi me nusen eshte mire te komunikohet me NENEN e vajzes nje bisede e shtruar do merrte zgjidhje te kenaqshme.
*Sa me shume ta mbani afer nusen aq me shume do ta doje djalin tuaj,xhelozite qe djali do me shume nusen e ti si Nene e djalit ndjehesh e lene pas dore eshte nje krize psikologjike qe do e nxjerre burimin diku “uje te zi”,krijojeni respektin te deshiruar jo te imponuar.Kushtet ekonomike,sociale sot kane ndryshuar behen me pak femije dhe kane pergjegjsi rritjeje me shume.Nenave te reja ju duhet te punojne per familjen e ju si Nenat e djemve duhet t’ju gjendeni prane ne ndihme si me femijet po ashtu dhe me lehtesira te tjera.
*Kjo ceshtje pare ne kendveshtrime kyce ka tema dhe nentema,ne kete rast shqetesues mbetet raporti i ndersjellte midis personave te nje familjeje te cilet s’duhet te kishin perfunduar ne nje emision te shihet e te dihet nga te gjithe opinioni per t’u ndjere si “qeni qe rrotullohet ne bisht te vet per te hequr pleshtin” .Klani ben show me problemet e njerezve njejte si emisioni “Shihemi ne gjygj” .
*Pas berjes publike te problemit tuaj familjar Zonja Vjerre a jeni e qete qe nusen e evlatit e nxoret ne tabele?
*Menduat mire perpara se te besh nje veprim te tille djali do ju doje njejte nuk po flas me per nusen?
Se fundmi per Mirela Miliorin dikur spikere lajmesh tani vetem per te marre drejtime emisionesh me para te majme e mbush guiden e karrieres se saj si shume moderatore te tjere me c’ti dale perpara.Sinqerisht ndjej neveri per kete nivel dhe standart emisionesh.Shembujt e familjeve te percara me probleme te tilla te trajtohen ne menyre aq vulgare neper televizione arrij ne perfundimin qe kemi marre fund si shoqeri,integrim,moral e me gjere.
(material social) 17.11.2020
Anila CACI