“Nuk kam lindur te jem e pagabueshme,
por e famshme ne “zemer”,
s’kam lindur te jem gabim
por me shpirt “artisti”
nuk kam kohe te ndaloj gjethet qe bien
por te mbjell fidane sa here me jepet mundesia,
s’kam deshire te mbyll gojet e njerezve
por dua te perfeksionoj qellimet e mia,
nuk dua ti privoj vetes buzeqeshjen
cdo mengjes qe vjen dua t’mi gjendet fytyres tualeti me “perfekt”.
Anila CACI
“””””””””””””””””””
(Koment) i cili me pas u shtjellua ne status.
Edhe kjo eshte nje etape tjeter e atij degezimi,fazat,frazat,
elementet e nje subjekti nese eshte roman ka te beje me fantazine e shkrimtarit,duke njohur mire termat letrare,hallkat qe ndertojne e rendisin ne nje roman te mirfillte.Nese arrin te shkruash me nderthurje midis artit te letersise filozofise dhe psikologjise ke arritur te selektosh edhe llojin e lexuesit,i cili perben ate dinamike qe kerkon te arrije synimin per interesim te pervetsimit qe do te thote lexim me kesheri dhe cilesi.Sa i pergatitur eshte lexuesi te shpjegoje klasin e atij autori?Pasi ka lexues fillestar,lexues besnik te nje lloj zhanri le ta quajme ne perzgjedhje te leximit,ka lexues qe adaptohen qe me titullin kur lexojne.Filozofia e te shkruarit paraqitet art ne momentin qe nderthuret me jeten reale, aty lexuesi gjen veten dhe lehtesisht te kthen ne idhull pasi je duke pershkuar brendesine emicionale te tij,ne te kundert ka nga ato romane te cilat nuk te paraqesin minimumin e interesit per ti patur ne biblioteke.Raporti i ndersjellte shkrimtar lexues dhe e kunderta ka pesuar nje lloj deformimi,pas se ciles qendron absurditeti qe te gjithe mund te merren me laps.Nderkohe qe kjo behet me permasa te frikshme ia vlen te permendet qe edhe cilesia e lexuesit ka rene ndjeshem.Leximi eshte kthyer ne nje ngerc per zhvillimin social,shoqeror, ekonomik,integrues.Te kthehen ne produktive ata qe shkruajne duhet te kuptojne se cfare i duhet me shume kesaj kohe,te bejne dallimin midis atyre qe kane shkruar dhe jane ende idhuj letrare e te fjales se shkruar.Ne te kundert mbeten me shkrime qe i ngjasojne nje ditari qe fle ne gjendje te heshtur.
Anila CACI