20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Anila CACI

Vjedhja e shpirtit

…Me kane vjedhur! – tha me ze te mekur
me vodhen pa ju dridhur qerpiku.
Me vodhen shpirtin tek sa mendoja
deri aty kurre s’do te arrinin.
Shihe c’me kane bere!
Dikush tjeter germat e mia si te vetat ka blere.
Ma zhveshi shpirtin,
me pikelloi per se dyti!
E para jam emigrant i huaj ne vendin tim
e dyta fjalen,shpirtin ta vjedhin kete dine te bejne me mire.

Anila CACI

“”””””””””””

Pa percaktim
Mos u lodh t’me japesh shpjegime,
dashuria asnjehere s’te pyet
eshte ai fllad qe vjen pa te shqetesuar
te mban peng e te flet vetem pasi stuhia ka mbaruar.
Mos me pyet cdo bejme
c’kishte per te ndodhur ndodhi
zjarrin qe deshem e ndezem
e tani perse duhet te heshtim?
Cuditem me ate trishtim
eshte “frike”mos thyhet si vazo e qelqte kimia
kurresesi mos e mendo,
eshte si dy duar lidhur qe mbajne fort shpirtin.
Vetem nese deshiron
do mund te kthehemi dy te panjohur
ai tren qe s’di destinacion
perpjekje per te harruar cfare ndodhi dje,
Vetem nese deshiron
do mbesim kujtim qe ne pluhur koha e mbulon.

Anila CACI

“”””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz të ulur, living room, tabelë dhe E brendshme

Sonte
…u bera shikimi yt,
syte qe pershkojne mijera thellesi
mos me shih e habitur
ty s’te duhen me per aq kohe
sa i teri pas teje jam tretur.
Sonte
..marr fryme me zemren qe pulson per mua
ty s’te duhet me eshte bere njesh me timen
krijon ritmin sinkron “te dua”
Duart
…me kot mundohen ta fshehin deshiren
per te te prekur lekuren e bute,
jane mates i perkryer a e di?
per te kuptuar vertete sa marrezi ty te trubullon.
Buzeqeshjes

….i jap ate nur qe te shpjegoje se c’je kur te kam prane,

lehtas te ledhatoj nder floke

per te zbuluar se c’parfum ke zgjedhur te me pershkosh,

tashme dhe ti e di qe shtigjet i kam te mbyllura,

pushtimi yt ia kaloi atij te Trojes,

askund nuk mund te shkoj me pa ty

pa syte,frymen,zemren,buzeqeshjen

jam hic asgje.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.