17.5 C
Tiranë
E hënë, 1 Qershor 2026

Anila CACI

Kam zgjedh me te dasht
edhe nese je kjo gjethe
do te pres deri sa te celesh serish
ti jepesh me deshire gjelberimit te pemes.
Anila CACI
Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz duke buzëqeshur
Ne shkolle u njohem
ti vajze e llastuar,
nuk ishe mesuar as te lije oret e mesimit
as te perqafoje dike si une per here te pare.
Une qe as ia kisha haberin shkolles,
por dija mire si te kujdesesha mos te mungonte asnjehere respekti.
Shoku yt i klases veshur me firmato
babain e kishte deputet,
hera heres me shihte me urrejtje
cfare donte me ty nje si une sipas tij pabuks.
Nje dite te bukur te pashe krahe tij
as te beri pershtypje se cfare perjetuam bashke per t’u quajtur histori.
Fale parase ti sot je e lumtur,
ndersa une emigrova qe atehere
njejte si ty s’desha askend.
Me mjafton te shoh edhe pse rralle
per te kujtuar se dashuria nuk eshte me e njejte.
Shpesh pyes veten;
-A do me doje po te isha djali i nje deputeti?
nuk habitem sepse e di pergjigjen,
dashuria per ty ish leter
ndersa per mua zemer qe s’mund te shitet.
Anila CACI
“”””””””””””””””
Pikon vese si te jesh tulipan
persosmerisht mbizoteron “shandan”
pas kesaj nuk di a ka fund
ajo qe s’ka shpjegim me detaje
shikim i vetem prangos
si te jesh e vetmja rrugedalje.
Fjalet iken,u fshehen
arratine moren dhe mendimet
ajo lekure e bute,
mbeshtolli dileme dhe mendyshjet
ndjenjat u bene padrone
nuk lene asgje te pipetije
dalngadale mbreteron
fryme qe pershkon piketakime.
Le te ulerase e shkuara
deri sa ti cirret ze,
do mbytet ne ujera te kthjellta
asnjehere ne breg s’do te dale me.
Jepet dritherima si te jete fushebeteje
lekure e lemuar
eshte ajo qe deh sikur pi gote vere.
Preken fundin pritjet pa identitet
kur mendon qe jane fshire
aty kthehet nje humnere deshira
si te jete puthje per here te pare.
Edhe pse perqafohesh me nenkuptimin
te kuptojne perfekt endrrimtaret
sa here kane medyshje per te bukuren
do duan ta prekin mollen e ndaluar.
Shpirtin e lane menjane
as qe permendet gjetiu
bust te florinjte i ngriten meleket
i veshur me gjethe ulliri
mendojne se eshte vjeshte qe plaket.
Anila CACI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.