Pershendetje miq dhe mikesha !
Uroj nje pasdite te bukur per ju!!
Nese sot nje histori degjova dhe po shkruaj,
Mos me gjykoni. Jam femer dhe une .
S’eshte historia ime , por se bej dot te huaj !
Se jam nene,grua, jam njeri dhe jeten dua shume …..
DUAM TE NA DONI SI NJERI ….
E re ajo sa shume dashuroi
Besoi se jeta ishte fushe me lule,
Por shpejt fare mire e kuptoi
Vec prinderit te mbajne me pekule ..
Akoma si kish mbushur 20 vjet,
Vendosi qe shpirtin dhe fatin e saj
T’ja fali dhe kushtoje ne kete jete
Atij qe i dhuroi dhe zemren e pa faj …
Dhe nisi per vajzen nje jete e re
Shpejt u be nena e nje princeshe,
Pa pritur qiellit lumturise ju orvaten rete,
Pranvera dhe vera u kthyen shi vjeshte.
Se besonte e gjora se aq ish dashuria
Mendonte do egzistonte mes tyre gjithmone
Sillte ne ment dite nga harmonia
E thoshte lumturia tek femija jeton …
Por shkuan vite femijet u shtuan
E dashuria ngadale nisi po venitej ,
Pyeste shpesh mikeshat nga ato qe u martuan ,
Dashuria vec nga femijet rritet ?!
Dashuria e vertete eshte thelle ne zemer
Dhe femijet edhe pse jane pjese e saj,
Vete Zoti deshi dhe beri emer,
Kur behen 9 muaj , thote ne duar i mbaj!
Dashuria cel dhe rritet brenda ne zemer
Nuk mundet kush ta marre ne duar,
Vajza e dikurshme qe mund te kete cdo emer,
Femijet i rriti por mbet e pa dashuruar.
Nuk eshte historia ime kjo. Jo.!
Por shume te tilla i kam degjuar.
I duan grate e me pas u thone shko
A thua jane fabrike per t’i mbareshtuar.
Mos harroni kurre e tille ishte per ju
Nena qe ju lindi e solli ne jete !
Te vajza e tij cili duron? Kush burre?
T’ja lene ne rruge mes jete sa nje det ?!
Ehh! Sot femijet rriten shkojne larg
Per vete e familjet e tyre punojne .
Harrojne lotin e nenes qe lau cdo prag
Gezim e qeshje ,ne sy e buze tju shikojne…
Nuk fola dot e pak fjale shkruajta
Kur degjova te tille histori,
E bashke me miken njesoj e vuajta
SE DUAM TE NA DONI PER FAKTIN SE JEMI NJERI
Anila Kodra Kotroci
Ancora io 29/06/2021..
“””””””””””””””””””””
ATA SY …
C’fare fshehin syte e saj ?!
Dashurine qe e ngriti mbi altare,
Tek e mblidhte mbi copeza shpirti
Ne cdo minute te jetes mekatare ?
Ndoshta fshehin dhimbjen qe kishte ,
Ate qe zemren ja thau e zhuriti ,
Kur me sy qeshte dhe qante njeheresh
Per ditet qe jetoi pa jetuar. Te cdo viti..
Fshehin! Ata fshehin trishtimin
Ate qe gjithmone i mbajti perlotur,
Si eshke ja thau muzen e shpirtit
Gezimet ja fshehu fhe e la te ndrojtur …
Pyes veten ,c’fare fshehin syte e saj ?!
Thua te fshehin gezimin kur ndjejne?!
S’mundet se ai lind si femije i pa faj ,
Nga labirintet e shpirtit shperthen …
As lumturine dot nuk e fshehin
Ajo celet ne cepa sysh si kristal,
Shkelqen si neon ne netet pa yje ,
Ja zbardh e ndrin nurin si bora ne mal .
Atehere mekatin ndoshta e fshehin ?!
Te embel e hidhur te nje shpirti trazuar,
Zeher e sherbet fushe ja ben detin ,
Deliresh e humbur,ne epshe harruar..
Se gjeta kurre c’fare fshihnin syte e saj,
Sy te zi sterre si i pjekuri ulli ,
Perla te zeza shndrijne si margaritare
Cdo gje mund te fshehin , por ,kurre jo dashurine …
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 26/06/2021