14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Anila Kodra

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

ZGJODHA DHE UNE ….TE ECI….

Si jemi ne njerzit keshtu.!
Pse valle nuk mbetemi te dlire ashtu si lindim?!
Pse ndryshojme dhe zhbehemi dite pas dite ?!
Pse cdo gje e bukur me vitet qe shkojne fillon te venitet?!
Pse lodhim dhe stermundojme veten dhe te tjeret ndonjehere dhe kot ,!
Pse shpesh dhe fantazojme te pa qena gjera ,duke aluduar edhe per me te dashurin njeri te zemres ?!
A thoni kjo eshte zgjidhja e ndonje problemi ne caste te veshtira ?!
Sa shume pse ,sot ma ndryshuan rrjedhen e dites ,tek ne mendje me erdhi nje dehje e castit …Sa shume pse-ve do te doja t’u jepja pergjigje …DHE ZGJODHA ……
Ashtu si dikush zgjedh te debatoje dhe te krijoj nje konflikt pse vertet ka te drejte…
Ashtu si dikush zgjedh te heshte dhe ne heshtje vret qete ,ngadale cdo hije dyshimi …
Ashtu si nje tjeter zgjedh te degjoje muzike ate cast ,apo edhe te vallzoje,per ta ritmuar bukur ate aritmi te atij casti ….
Ashtu si dikush tjeter zgjedh te flase dhe te diskutoje me dike tjeter dhe te ndaje me te gjithcka qe e tronditi. Qofte nje mik,mike,apo nje njeri te besuar te zemres…
ZGJODHA DHE UNE ,TE ECI…
Te eci shume dhe pa u ndalur ,deri sa fryma te me kaloj deri ne dihatje….Te eci edhe pse diku rrugen mundohen te ma presin. Diku me nje fjale ,me nje ironi ,me nje perveshje buzesh ose dhe me nje fyerje….
Zgjodha te eci pambarimisht , deri sa rruga ime eshte e drejte dhe nuk ka kthesa ,perderisa ne fund te saj shoh drite jeshile….
Zgjodha te eci, por dhe te hesht, te mos qaj dhe as te ankohem, sepse lotet jane fjale shpirti qe shume pak dine ti lexojne ….
Zgjodha te eci e dehur ashtu si ti ,por jo nga pija , por nga dashuria per jeten..Per ate qe as une vete kurre sdo mund t’ja dhuroja vetes time …Dehur nga dashuria per ate qe me falen dy dashurite e mia me te medha ,BABI DHE MAMI…..
Zgjodha te eci dhe ta dua cmendurisht ate ,
JETEN, edhe perpos gjithe atyre qe ajo sjell ,apo edhe me ofrohet hidhur ndonjehere nga ajo vete…
Eshte e shtrenjte dhe s’mund ta humb as edhe per nje dehje te castit …..
ZGJODHA ……ZGJO —DHA ….

Anila Kodra Kotroci

Ancora io 23/12/2021

“””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ushqime

DEKLARATE BUZE VALES SE DETIT …..
Jam larg,shume larg dhe tani me shume se kurre,do te doja te te kisha afer,aq prane sa te te shtrengoja fort ,shume fort,sa dhe fryma te te ndalej ,dhe une te jepja gjithe frymen time dhe dashurine ,dhe te frymoje me mua ….
Do doja te ta fal dhe ate gjysem zemre qe kam dhe qe rreh per ty….
Te ti fal dhe ditet qe kam akoma per te jetuar,cdo sekonde e minute te tyre dhe te jem dita jote dhe une ….
Te ta fal ajrin qe thith, oksigjenin dhe te frymoj me ty. Te futem nepermjet aortes ne zemren tende ,se vetem aty ndihem gjalle dhe jetoj ,qofte edhe pak ,eshte si te jetoj nje jete….
Nese jo ne zemer, do doja ne nje nga dhomezat e shpirtit tend te jem ,aty edhe pa drite shoh me syte e tij,shoh qarte si te jete nje mengjes pranvere e dielli sapo ka dale….
Do doja te jem gjaku yt ne damare ,te ndjeje kur pulson me vrull e bashke me te, te rregetije dhe gjaku im….
Por ,edhe te te shoh ne sy dua ,te futem brenda tyre se vetem aty ndihem e sigurte ,dhe vetem nepermjet tyre shoh qarte gjithcka ….
Sa shume gjera dua ?! Sa shume !!. Por pyes veten ,pse cdo gje e lidh me ty ??
A thua vertet ti je dita ime ?! A thua edhe qe larg ti i jep jete dhe vlere jetes time?!
S’ka si te jete ndryshe.Ti je cdo mengjes,cdo mbremje ,cdo cast prane edhe pse shume kilometra larg…Je ti qe cdo dite mi thur kurora buzeqeshjesh mengjeseve. Je ti qe casteve kur jam e trishtuar je aty per te me thene nuk je vetem… Je ti qe gezon dhe lumturohesh me mua per gjithcka te bukur ….Je ti qe zgjat doren dhe shtrengon timen dhe thua nuk te leshoj ….Je po ti qe me sheh ne sy dhe thua me syte e tu shoh gjithe boten….
Woooooow….Sa shume ngjajme ne te dy ..Ose, nese nuk ngjajme ,sa shume kemi marre nga njeri-tjetri dhe jemi bere te ngjashem ….
Ndaj dua duke te pare ne sy te te them ,
ME SHUME SE DJE , ME SHUME SE SOT ,DO TE TE DUA NESER DHE GJITHMONE …

Anila Kodra Kotroci

Ancora io 15/12/2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.