Por me vargje dal prej zemre ..
Eeee si thoni , ndoshta harrova
Kete dite t’ju uroj ??
Jo jo , shume here ne ment e shkova
Prita dreken qe te shkruaj…
Dreke Bajrami , behet kurban
Ndaj gezoni miqte e mi,
Ju uroj qe kudo qe jeni
Paci ne jete vec begati…
Ndoshta vargu sot nuk duhet
Por nga zemra mua me del,
T’ju uroj edhe shendet
Buzeqeshje kur dita cel..
Sot eshte dita qe te falim
Te dhurojme vec dashuri ,
Lum kush gjerat ben me zemer
Lum kush mbet ne shpirt njeri…
Ne jete e ne mot te motit
Kane festuar krah per krah ,
Ashtu si ka dasht dhe Zoti
Ortodoks e Myslyman…
Ku shqip flitet edhe shkruhet ,
Gezoni shqiptare kudo ,
Dashuria e paster te ruhet ,
Shqiperi , Kosove e Diaspore .
Anila Kodra Kotroci
Ancora io. 31 /07/2020