4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Anila Kruti

Zogjte

Une vija dhe ikja.
Shtepine e kisha ne pyll.
…rrisja femije ,atje.
E mbaj mend si tani kur rane vetetimat
mbi lisin plak e i dogjen shtatin.
U dogjen folete.
E vetme erdha ne shtepi.
Fustanin lehone te vjeshtes e vara ne ballkon,
kur befas u mbush me zogj…Mund të jetë një imazh i 1 person

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Behu varg
Kur te vish ti i dashuri im prej dielli
do kene celur qershite ndane rruges
Shirat do jene kycur ne pyllin e gjelber.
Ndoshta ,
mua nuk do me zere kolla neper shtepi
dhe dora nuk do me dridhet te porta pritjes.
Kur te vish ti i dashuri im prej dielli
Une do te bej gati valixhen me ftonjte eremire
Te ikim ne qiellin e shtatorit.
A ndoshta ka kaluar koha! Se di…?
Sidoqofte kur te vish nje dite endrre
i dashuri im
jam duke numeruar fjollat e bores
mbi floket e mi
a duke lexuar ndonje liber ne kendin e dritares.
Kur te vish ti i dashuri im
ndoshta jane prishur udhet
Po ti mos u kthe !
Te pakten…
Eja ,ne poezi
Behu varg .
“”””””””””””””””

ANILA KRUTI për kohën, frymëzimin, lirinë…

E LIRË VETËM NËNTË MUAJ

(Enkas për HEJZA-n)

Jam autore e disa librave me poezi dhe prozë për fëmijë. Mendjen e kam te proza, shpirtin te poezia. Kur isha e vogël flisja me një kumbull të bardhë që atëherë më marrosi dhe jam në kërkim të bardhësisë.

“Nëse m’i sheh duart me kujdes, që rrallë herë i ekspozoj, brenda grushteve kam dy diej të vegjël që më çelin udhën. Kam edhe hënën që dhemb brenda brinjëve të shpirtit tim, duke u përpëlitur për kohën”.

E kam fjalën për kohën si nocion natyror që ikën dhe shënjon pakësinë e njeriut në këtë botë. Gjithçka vdes…vdes dhe koha. Koha është në mua si nocioni më i lartë. Them kështu pasi koha e mbetur peshon për të matur gjithçka dhe çdo gjë, për mua vlen çdo sekondë, por më shumë vlen njeriu që nuk erdhi dot në këtë tokë (dhe nuk e kam fjalën për qenie fizike). E dua kohën e mbetur brenda meje ta përsos, të më përsos, të vdes e papërsosur, ngaqë jam njeri…

Frymëzimi im është shumë i vështirë. Unë nuk lind dot për ditë.

Me poezinë kam relacion të çuditshëm. Ikën nga unë prej muajsh, ndoshta vitesh dhe ja ku erdhi sërish për të më lënë në varg.

Ja që ajo poezia e gjen kohën të vijë tek unë. Jam duke punuar për një vëllim poetik, ku thelbi është dashuria dhe shenjtërimi i (vetes) gruas.

Së për lirinë, unë mendoj se kam qenë e lirë vetëm nëntë muaj në barkun e nënës sime. Përndryshe, të gjithë jemi në kërkim të lirisë.

“””””””””””””””””””””””””””

Pjese nga libri im i trete per femije” Engjelli blu “botimet Albas!
Nena ime kur rriste djalin tim thoshte: C’te mos ta rrisesh kete djale ! Ky eshte Engjell !
Jam shume emocionuar per botimin e ketij libri ku kam pjese nga jeta ime e tim biri qe eshte i gjithe Paqe!
(Pjese te shkeputura nga libri)
Ra heshtja. Kori dëgjonte me vëmendje të ëmën. Pastaj shtoi me zë kumbues, sikur kishte gjetur çelësin magjik: – E po, unë dua të bëhem engjëll. Dua të jetoj me engjëjt, se shokët nuk më duan. Erës i ranë si shkëmb mbi shpirt fjalët e Korit. Psherëtiu.
***

Ai i kishte ngulur sytë telajos.U afrua edhe më pranë pikturës. Ishte e mbuluar e gjitha me ngjyrën e kaltër. Pa një engjëll, që endej mes tokës dhe qiellit. Ua nguli sytë krahëve të tij. Ata ishin të hapur. Psherëtiu. Iu kujtua biseda me nënën një mbrëmje më parë. Po e vështronte me ëndje. U përhumb. Zgjati gishtin drejt krahëve. Donte t’i ledhatonte. Tërhoqi gishtin mbi krahët e engjëllit. Gishti iu ngjesh te ngjyra blu dhe iu ngjyros. Mori letrën ta fshinte, por ai iu bë blu. Më pas edhe krahët dhe i gjithë trupi. Në çast i dolën krahët si të engjëllit. U habit. Vështroi edhe një herë veten. E kapi një ndjenjë lumturie. Zgjati sytë nga krahët e hapur. I shtriu krahët fort gjithë gëzim. Ishte bërë Engjëll Blu!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.