14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Anila Kruti

 

Pëllumbat e qiellit
(të gjithë gjyshërve të larguar )

Napa e bardhë e gjyshes mbi krye
më kujton se parajsa ,tashmë ka fytyrë të bardhë.
Ka fytyrën me dritë të gjyshërve.
Në prehër u ulen pëllumbat e qiellit.
Kaq shumë?!
Kaq shumë?!
E ndoshta pëllëmbë mbas pellëmbe zbresin diellin në tokë
për një ditë më të mirë.
Dua të ngrohem!
Po unë kam ftohtë…

“”””””””””””

Lulezim

Gjithe bora e botes ra mbi floket e mi.
Ra nje diell marsi kete te diele kishe.
Diku mes gushes celi nje lule bajame.
Po ,pylli,livadhi ,fusha
pse dolen te me shihnin?!

“””””””””””””””””

Kur vjen ti

Kur vjen ti
me hap te lehte
qesh udha me bajamet e marsit.
Dielli puth pragun e shtepise
vjen me diten mbi supe
behesh dite ne porten time.
Celet dera e bardhe dhe qeshin muret.
dritarja hap krahet dhe hyn dielli cepave te ngushte.
Shtepia merr tjeter forme.
behet cati me yje.
Ketu te dera,tek te shoh
me dhemb zemra.
Pastaj ,ti buzeqesh
pemet hapin krahet
bari mbulon livadhin.
Nje grusht zogjsh dalin nga pylli dhe harbojne qiellit.
Une behem kenge
pastaj ,ti qesh
qesh
e ndjej tani ,s’paskam sherim nga zemra.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.