Me sa shihet, duam apo s’duam ne, kjo vaksinë do na injektohet me dhunë, duke na privuar nga shumë gjëra, nëse nuk do ta bëjmë me dëshirë. Po dëgjoj e po lexoj aq shumë informacione, për këtë vaksinë, sa më duket se gjithë bota po na rrotullohet rreth kësaj, murtaje !!
Kam lexuar se mbi njëqindëmijë të vdekur në UK, janë pikërisht ata që e kanë bërë të dyja këto vaksina. Atëherë, natyrshëm lind pyetja:
– Çfarë është kjo vaksinë, që nuk na jep asnjë efekt mbrojtës të imunitetit ?
Sa të tilla duhen marrë, për tu bërë imun ndaj virusëve ?
Unë jam në atë grup njerëzish, që nuk duan ta bëjnë atë vaksinë, sepse e kalova Covidin në mënyrën më të rëndë dhe shpëtova gjallë, falë sporti që kam bërë gjithë jetës. Kjo vaksinë, është fare e qartë se për çfarë po na bëhet.
Këtu duan të ndryshojnë ADN tonë.
Trupi ynë, i krijuar nga i madhi Zot, në mënyrën më perfekte të mundshme, i përbërë nga gjak, mish e kocka, nuk lejon asnjë element të huaj.
Pyetja ime është :
– Kush jeni ju, që doni të na ndryshoni ADN-në ?
Kush jeni ju, që vendosni se çfarë duhet të bëjmë me trupin tonë…kush jeni ju, që na detyroni me zor të bëjmë një vaksinë, që u krijua mbrenda dy muajve ?!
Në botë, në një kohë vdesin me miliona vetë, nga Sida, nga Kanceri dhe ka vite e vite, që s’u gjetë një vaksinë…
– Kush më siguron mua, që nuk do kem pasoja nga kjo
vaksinë… kush mbanë përgjegjësi për jetën time, nse gjërat shkojnë keq ?!
Kush jeni ju, që na ktheni në robot, në njerëz pa gjak, pa dhembshuri, pa ndjenjë…!?
Duke shpikur lloj- lloj viruse, shpikët këtë distancim për tu ndarë nga njerëzit përgjithëmonë… kush jeni ju që do na ktheni një ditë në
Zombie ?!
Njerëzit përpara se mbushin radhët për të bërë atë vaksinë, të informohen mirë për pasojat që ka. Dhe më e keqja është se më shumë të infektuar nga varianti Delta, janë pikërisht ata që i kanë bërë të dy vaksinat, se ata që e kaluan në mënyrë të natyrshme këtë virus !
O njerëz, një ditë do e lëmë të gjithë këtë botë… të Zotit jemi dhe tek ai do kthehemi, po vdekja ka dinjitetin e vet, krenarinë e vet !
Të vdesim atëherë kur Ai na ka caktuar atë ditë, jo të tjerët të vendosin për jetën tonë !!
Na lini të jetojmë natyrshëm, të gëzojmë fëmijët tanë e të lumturohemi nesër me fëmijët e fëmijëve. Na lini të mos rrimë me frikëra virusesh për të ardhëmen. Lërëni të qetë njeriun, veprën e Zotit që e krijoi me shumë mund dhe dashuri !
Na lini ne të vendosim për trupin tonë, jo qeveritë tona !
Mos na detyroni me dhunë të bëjmë këtë vaksinë, pa na argumentuar mirë çfarë është kjo gjë. Thjeshtë na r tregoni atë të vërtetë të hidhur, të cilën ne po e kuptojmë çdo ditë…
Tregohuni të ndershëm me ne !