17.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Anita Hoxha

Prindërit e mij

Ikën prindërit, të zënë për dore, në mëngjes
Ikën dhe ata, emigrantë, në tokë të huaj
Lulet mbetën pa erë, pa të të kristaltën vesë
E unë në aeroport, të fundit lot ruaj !
I përcolla të rinj prindërit, vite më parë
Ndejtën kohë, pranë fëmijëve pa ardhur…
Sa herë, nga mungesa e tyre, kam qarë
I përcolla të rinj, erdhën flokëzbardhur !
Shtëpisë si mysafirë rrinin, fjalë pak…
As unë fëmijë si atëherë, s’kam mbetur
Sot në mëngjes, ata ikën, fluturuan larg
Në tjetër vend, ku rininë e tyre lanë tretur !
E vetme aeroportit qëndrova, fillikat
Me mall fëmije, si dy fëmijë, i përqafova
Ai zog i hekurt me krah, u ndgrit qiellit lart…
Bashk me prindërit, fëmijërinë përcolla !
Në dhomë kur hyra, krevatin bosh e gjeta
As këpucët nuk ishin, as zërat e tyre…asgjë !
Fustanit të mamasë harruar, veshtrimin treta !
Kur malli të më marri, të flasë e rri me të !

Anita Hoxha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.