9.5 C
Tiranë
E dielë, 29 Mars 2026

Anita Hoxha

Jam shumë e dëshpëruar, për rrugën që po merrë rinia jonë, po në të vërtetë jam shumë.

Rrimë me zemër të ngrirë, sapo pak të na vonohen fëmijët, mendja na shkon vetëm për të keq, se në rrugët tona, ç’farë nuk po ndodhë…!

Zihen, rrihen me grushta, me armë, grupet e repit !

Dua t’iu them turp, po turp t’iu vij…! Zoti ua ka dhënë një mision prej artisti, atë të

paqes….ju jeni ambasadorët e vërtetë të paqes.

Më besoni, e kam provuar vetë, nëpër aktivitete të ndryshme, edhe pse përfaqësojmë Shqipërinë, edhe pse të pa punë, edhe pse me fëmijë që rrisim si prind I vetēm kurrë s’kam kërkuar asgjë nga ky shtet…edhe pse e kam bërë krenare këtë Shqipëri, kudo në botë, skam kërkuar asgjë,por kur ngrihet flamuri yne neper evenimente lumturohem si fëmi.

Më duket sikur po punohet më tepër për ta shkatërruar këtë vend !

Nëse një rini rrihet, vritet rrugëve… aksidente çdo ditë, atëherë për çfarë duhet, ata parlamentarë dhe deputet për çfarë duhen ?!

Ju bëj thirrje dy artistëve të grupeve:

– Ju lutem, ndaloni dhunën !

Jeni djem të talentuar, të rinjë, të pasur, të bukur…do duhej të jepni shembullin tuaj;

Ti Arkimed , ti Noizi,jeni besimtarë dhe djem të talentuar, mblidhëni ata që ju ndjekin pas…

falë atyre keni bërë miliona.

– Ju lutem, është e dhimbshme që për disa klikime shajnë njëri – tjetrin nga nëna, nga motrat…!!

A e dinë ata që shumë nēna flejnë me barkun bosh…

A e dinë që shumë nëna kanë mbyllur jetën e tyre, për ata fëmijë…

Ju të gjithë i keni nënat e shenjta, ju keni thurrur këngët më të bukura, për nënat !

– Thoni, Stop dhunës !

Kërkoni falje njëri-tjetrit, mos lëndoni më kurrë njëri tjetërin !!

Mbushëni skenat, të gjithë grupet bashk…

Kjo rini duhet të marrë në duar, fatet e këtij vendi.

I bëj thirrje policisë së shtetit, të ngrej grupe të specializuara, t’i pajtoi këta të rinjë.

Të mos përdorin dhunë e mos të kalben burgjeve !

Ata janë artistë, patjetër që do reflektojnē…Unë besoj tek ata, se do punojnë e veprojnë, në të mirën e tyre, të njëri-tjetrit dhe të vendit, përgjithësisht.

Anita Hoxha

“”””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Pse mikja ime!
Shiu rrëmbyeshëm bie trotuareve…
Unë, me nxitim vrapoj mos lagem !
Kaloj duke u shtyrë, mes udhëtarëve
Dhe në derën e autobuzit kapem !
U shtyva të ulem në karrige, diku…
Të gjithë nisa ti shihja, një nga një !
Ndjeva sytë të shtangen, mbi sytë e tu
Dhe pa pritur unë, u ktheva në asgjë !
Mike, të pashë një çast të vetëm,
Syve jo, s’desha t’iu besoja, unë aspak !
Ngrirë… perballë njëra tjetrës mbetëm,
Si dy statuja guri, në një park !
Me buzët që dridheshin buzëqeshe…
Në sy aq dhimbje lexova, në ato lotë !
Jo, ti s’munde, ndonëse t’më flisje deshe…
O Zot, thash : – Sa e padrejtë që është kjo botë !
Ti, ajo vajza e brishtë e fëmijërisë…
Ty, që dhe hapat akoma
unë ti njoh,
Ti, sot më trondite aq shume, ta dish
Atë vajzën e vogël, më spo e shoh…!
Flokët e pakrehur e, thuajse zhveshur…
Me trupin tend të dobët, dikur llastar !
Pikturë… veq në endrra kam ndeshur,
Mike, me le pa fjale, ty ç’të ka ngjarë !
Të çmendur, të quanin udhëtarët…
Pa të njohur, të shtyjnë andej, kendej !
O Zot ! T’i vrisja do doja unë, shkaktarët
Fajtore, para teje, veten unë e ndjej !
Ku është fëmijëria jote, imja mike, ku ?!
Ajo vajzë e ëmbël e truphollë…
Një kufomë të gjallë, para syve kam këtu,
Dikur, ti vajza më e bukur në shkollë !
Ti, nuk doje të zbrisje, por të shtynë…!
Në mes shiut të hodhën, si e pa vlerë
Si një degë e blertë, trupin ta thyen…
Ti, një lule, sot e tharë dhe pa erë !
Me dënes, qava unë, mes udhëtarëve…
– Mirë u pafshim, të thashë, ashtu nën zë !
Ti, sot muza e të gjithë shkrimtarëve
Sfond i bardhë, ku ngjyrat dot s’i vë !
Ecja, e shpesh e ktheja kokën mbrapa…
Se doja të të shihja, për të fundit herë
Që larg, unë vështrimin tënd e kapa
E vetmuar…e pambrojtur dhe e mjerë !
– Lamtumirë, mike e pafaj, e femijërisë !
Për gjithë jetës, shpirtit, dhimbje mbete…
Uroj sot, të arrij dora e mrekullisë
E të rrëmbejë, nga mizerja e kësaj jete !

Anita Hoxha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.