7.5 C
Tiranë
E martë, 10 Mars 2026

Anita Hoxha

Festivali mbaroi, si në çdo vit shpërthejnë komentet negative, pozitive.

Unë, si poete i besoj intuitës së lexuesëve e dëgjuesëve…çka është e bukur, është e bukur e njerëzit e përceptojnë si të bukur !

Ç’farë nuk vlen, nuk vlen…nuk mund t’i detyrojmë ta pranojnë si diçka të bukur.

Më pëlqeu zëri brilant i Albina Kelmendit, edhe pse teksti ishte pa ndonnjë mesazh, kushedi se çfarë…

Sa për këngën e Elsa Lilës, nuk më dha asnjë lloj ndjesie !

Asaj, unë i dola në krah me një status, kur të gjithë i hodhën baltë, sepse akoma tek unë është ajo magjia që Elsa përcolli në këngën

“ Pyes lotin “, e cila kishte një tekst dhe muzikë të mrekullueshme, një zë përrallor, që për fat të keq, nuk ishte në këngën e festivalit.

Pyetja ime është:

– Deri kur do t’i shkruani ato tekste vetë, deri kur merrni përsipër një art, që nuk e bëjnë dot të gjithë, sikur është poezia ?

Ka poetë/e të talentuar/a, që meritojnë t’iu dëgjohet zëri.

Për mendimin tim, duhet të ndalohet me ligj, mospjesëmarrja e poetëve në këto festivale, ku kënga fituese do jetë pjesëmarrëse në

“ Evrovizion “ me ç’rast kanë marrë çmime pa fund dhe vlerësime, nëpër botë.

Kam bërë pesë këngë për fëmijë, të cilat janë vlerësuar të gjitha me çmime të para e të dyta, bashk me të madhen, Irma Libohova.

Jam autore e këngës “ Të rroi Shqipëria “, që u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale, për 28 Nëntor.

– Pse nuk na thërrisni kurrë, për të dhënë kontributin tonë nëpër festivale, apo evenimente të tjera ?!

E kuptoni përse, ka kohë që poetët nuk donë të marrin pjesë në këto kompeticione të rëndësishme, madje as në festivalet e lagjës nuk do të shkonin me këto tekste, jo më në

“ Evrovizion “!

Jam dakord që ne duhet të pranojmë të rinjtë e muzikën e tyre, por vetëm atëherë kur mesazhi që do përcjellin këto këngë, është një hymn për të gjithë brezat, ndryshe nuk sjellë asgjë të re !

Vura re që, Aurela Gaqe, nuk ishte dhe ajo tha :

– Më kanë fshirë nga historia !

Unë, dua t’i them publikisht, se :

– Nuk mund të fshihet ajo muzikë e pastër, që rrjedh në dejet e një kombi !

Mos e nënvlerësini zërin e publikut…ata janë ampermetri më i mirë i vlerësimit të një artisti. Falë vlerësimit dhe dashurisë së tyre për poezinë, unë ngjita shkallët e një suksesi, një nga një…

Unë, i dua ata që janë të mrekullueshëm, të ndjeshëm, të dhimbsur, kritikë etj.

Ata janë ajo trampolina, ku artistët duhet të marrin forcë për të fluturar shumë larg !

Anita Hoxha

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.