19.5 C
Tiranë
E enjte, 31 Korrik 2025

Anna Hida

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Prenk Bib Doda dhe përgjigjja dipllomatike.
Austriakët kishin arritur të ngrinin në kryengritje malësorët e veriut të Shqipërisë nëpërmjet Bajram Currit , kosovarët nëpërmjet Isa Boletinit, por Mirditorët nuk kishte arritur ti bënte pjesë të qeverisë së tijë princ Vidi i Austrisë . Pas një eksperience të rrezkishme në principatën vidiane e cila i solli të vdisnin në pellgje e kazerma të Durrësit, mirditorët u kthyen të merrnin ajrin e pastër të maleve të tyre dhe me ata u kthye mbi atë pemë dhe kryetari i tyre Prenk Bibë Doda.
Një ditë ndërsa po përgatitej në Durrës lufta ndërmjet Princ Vidit dhe rebelëve myslymanë pyeta Princin e Mirditës se nëse e kishin fituar ( bindur ) lajkat e besnikëve për t’a futur në qeverinë e Princit.
” Do ju tregoj një proverb shqiptar – thotë princi . Njëherë maçoku dhe dhelpra po kalonin së bashku një pyll.Në një farë rruge dhelpra i thotë maçokut: ” Nëse papritur do të takonim gjuetarët çfarë marifetesh( hollositë tha në mënyrë më efektive Bib Doda) ke ti në mënyrë që t’u ikësh atyre? Një- i tha maçoku . “Ah mor i shkretë maçok “-thotë dhelpra. “Unë kam ndërmend më shumë se 100 mendime,do të di si t’ju iki atyre, po si do ja bësh ti që ke vetëm një mendim ?
Në atë kohë papritur ju dolën gjahtarët përpara. Maçoku kishte në kokë vetëm një mendim dhe duke ndjekur atë mendim, me dy tre të kërcime u ngjit majë peme: dhelpra u tkurr për një çast se nuk dinte cilën të zgjidhte mes 100 mendimeve të saj më të mira…. e kështu gjahtarët i prenë bishtin.
” Unë jam maçoku – përfundoj Bib Doda -“e pema e ime është Oroshi. Tuniatieta.”
Me sa dipllomaci ju përgjigj Prenk Bib Doda. Gjithsecili prej nesh mund të analizojë ktë përgjigje dipllomatike të atij viti të largët të 1914….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.