24.5 C
Tiranë
E mërkurë, 4 Qershor 2025

Anna Hida

Shkrimi etrusk “i dashit të dajave”
Profesor Skënder Hushi i apasionuar pas shkrimeve të vjetra më solli një tabllo ku shkruhet një frazë e vjetër në gjuhën etruske.
Menjëherë e shqipërova sepse jo vetëm shkrimi por dhe tablloja mu duk interesante!
Shkrimi fillon nga e djathta në të majtë… por për të qenë më e kuptueshme për lexuesin e kam trasferuar shkrimin në të majtën…Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Tablloja paraqet persona në festë , dikush me dajre dikush me curle, dikush me fruta , dikush me dash dhe me dele. Po çfarë ka të shkruar sipër tabllosë?
Me një shikim të parë shohim që kjo shprehje është e ndarë në tre pjesë.
HVTITFESI . FEL. CHCE N IIII
HV- TI -TE- FE – SI. FEL. CH- CEN
HV- HY
TI- Ti
TE- TE
FESI- FESTA
Në shprehjen e tabllosë në mes është fjala FEL.
FEL në pamje të parë, kjo fjalë duket” thellë”, por duke e parë ndarjen e shprehjes kjo fjalë është në qendër dhe duket sikur ka një rëndësi të veçantë. Duke imagjinuar etruskët e vjetër me fëmijët e sotëm që në fillim nuk arrijnë të shqiptojnë fjalën , fjala:
FEL – THEL lexohet THER
CH- KN- KNO
CEN- KCEN
Shqipërimi pa vështirësi është:
HY DHE TI TE FESTA , I THERUR KNO E KCE
Sigurisht duhet të jetë vargu i ndonjë kënge të vjetër etruske që shoqërohet me instrumenta , në raste festash , pse jo dhe martesash ku i këndohet bagëtisë që do theret për festë. Mos të harrojmë se tradita e dashit të dajave është e gjallë (të paktën flas për veriun , dhe për këtë ka shkruar shumë edhe studiuesi i mirënjohur prof. Tom Gjokhila) dërgohet nga dajat në dasmën e nipave , dhe kjo foto na kujton vjetërsinë e kësaj tradite të vjetër që është shumë aktuale në ditët e sotme.
Jo vetëm fjala shqipe por edhe tradita flasin shqip në këtë tabblo të vjetër!
Falenderoj prof. Skënder Hushin që herë pas here më sjell këto shkrime të vjetra që lexohen shqip, duke na kujtuar se gjuha shqipe e vjetër është gjuha pellazghe- etruske- ilire e Europës!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.