Festat e e fund nëntorit kanë qenë ditë të veçanta për komunitetin e Avezzanos Itali.
Shoqata Anolf në bashkëpunim me sindikatën e Cislit organizuan ditën shqiptare me këtë rast, në të cilën ishin ftuar edhe komunitete të tjera të huaja që jetojnë në Avezzanon .
Një rëndësi të veçantë i dha këtyre takimeve edhe prania e prof.

Murat Ajvazit i ardhur enkas nga Zvicra së bashku me bashkëshorten Fatushe Ajvazi , dashamirëse dhe mbështetëse e flaktë e historisë shqiptare në prezantimi e librit të përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja dhe së fundi edhe në italisht” Scanderbeg nella storigrafia Svizzera”.
Përse ky libër në italisht ? Breza të rinjsh shqiptarë po rriten larg Shqipërisë ky libër i sjellë në shqip (dhe në italisht) ndihmon këto breza të mos harrojnë heronjtë e oriigjinës së tyre… në italisht u kujton italianëve Strategun dhe udhëheqësin e madh Skhënderbeun.
Në fillim folën Presidenti i shoqatës Anolf, Angelo Recina dhe Segretari regjional Paolo San Gjermano që uruan komunitetin shqiptar, pastaj foli edhe i nipi i Ismail Qemalit që jeton me familjen në Avezzano për rëndësinë e festës së pamvarësisë.
Prof. Murat Ajvazi prezantoj librin i cili u mirprit sidomos nga fëmijët dhe të rinjtë e shumtë shqiptarë që ndodheshin në sallë.

Në fund të pranishmit shijuan prodhimet e përgatirura me shupmë kujdes nga Marsida Çiku që me mjeshtërinë e sajë kishte përgatitir tortën e pamvarësisë. Byreqet, shëndetlitë, biskotat , kadaifët, bakllavatë, petullat e lakrorët tipik shqiptarë ishin përgatitur nga Nazmia, Denada, dy Mimozat, ( Marpepa e Rajta), Natalina, Eleonora , Elmona, Fahrija, Vjollca, Jola, Mira, Lola, dhe Ela që kishte ardhur enkas nga Austria për të festuar ditën e flamurit në Avezzano.

Këtë vit komuniteti shqiptar bëri një hap para duke prezantuar përpara publikut italian madhështinë e heroit tonë kombëtar nëpërmjet librit të prof. Murat Ajvazit të cilin e falenderojmë me zemër..
Për këtë aktivitet folën me respektin më të madh edhe gazetat ” Marsica live” e “Terre Marsicane”