Corona erdhi tek ne me ajër…
(Barabasi erdhi tek ne me det…
Fillon romanin “Shtëpia e shpirtrave”, Aljende)
Hodha një lule në ferrë
Jasaman moj luleverdhë
Hodha një e mbuloi dhenë
Jasaman moj luleverdhë
Lulet u bënë kurorë
(corona) Neve na mbeti
Si dopjo gjashta në dorë
Do të kisha dashur të kisha një kombësi të cilën nuk do më duhej t’a mbroja kaq sa mbroj këtë që kam.
Do të doja gjithashtu një kombësi që bota t’a nderonte e respektonte e mua të mos më duhej të provoja çdo herë se nuk jemi elefantë.
Do të doja në pashaportën time, kombësia ime të ishte e dëshiruar për shumë gjëra.
Në faqen e huaj ku unë bëre këtë pyetje, asnjë nuk tha vendin e tij si zgjedhje, sepse me zgjedhjen e tyre nuk u duhej të mbronin kombin.
Ata u përgjigjën lirshëm për atë çfarë do të donin të ishin si kombësi.
Nga 2890 persona, mes tyre edhe shqiptarë, asnjë nuk kishte zgjedhur Shqipërinë si preferencë. As shqiptarët.
Këtu në faqen time, pyetja i bëri të gjithë shqiptarë.
Unë përsëri do e mbroj Shqipërinë time, sepse është pjesë e identitetit tim.
Do të doja të isha e një Shqipërie më të mirë.
Anna Tena
Punimet Parlamentare transmetohen në seanca të hapura, pa censurë dhe në kanal shtetëror për të cilin paguajmë taksa(!!!)
Filmat erotikë censurohen gradualisht deri në ata me pullë të kuqe.
Mendoj se në mënyrë konstante, pulla e kuqe duhet për transmetimet e seancave parlamentare!!