Ato kanë të njëjtin burim mendjeshpirtin .
-Po ,sepse rruga shpirt- mendje- dorë, flet me tingujt e heshtur.
Ajo i trembet zërit.Disa gjëra janë të bukura vetëm sepse dinë të flasin me zërin e heshtjes.
E une jam xheloze ,qoftë dhe për zërin.
Ndaj ti je gjëja më e bukur që kam.
“””””””””””””””
U arratis në një ditë shumë të zakonshme.
Në fakt ,ajo më kish paralajmëruar me parë. Jo se nuk i kisha vënë veshin,po nuk e mendoja se do vinte ajo ditë.
Iku e etur për të jetuar në lirinë e saj.
Më akuzoi se e kisha mbajtur të shtypur,të ndrydhur,pa guxuar të shprehte ndjenjat e saj.
E ruaja pasi kështu mendoja se e mbroja.
Po ,ajo iku dhe më la.
Nuk po e njihja më.
Në fillim i preu kontaktet me mua.
Nuk guxoja askënd të pyesja.
-A e keni parë Dashurinë time?
Ndonëse kishin qëndruar në të njëjtën ambasadë.
S’mund t’ia bëja këtë turp.
Njerëzit do më gjykonin.
Si ka mundësi të mos e dojë Dashuria e saj?
Kaluan vite ,një dy ,tre .
Ndoshta më shume se katër.
Kur befas m’u shfaq në derë.
Unë isha kthyer si shkëmbi ku kurbatkat ndezin qirinj për kurbetlinjtë.
Kishte ndryshuar.Po unë i njoha buzëqeshjen.
Ajo buzëqeshje që më ushqente shpresen çdo ditë
M’u hodh në krahë.
Më mbajti ashtu shtrënguar e mallëngjyer në ngashërima kushedi sa.
Nuk kërkova asgjë të më tregonte ku ,kur,pse,kur,nga; si kish qenë jeta aty jashtë në lirinë e saj?
Ajo tashme kish ardh te unë për të mos më braktisur .
Ne ishim me të bashkuara se kurrë.
Ndoshta secila e kuptuam se asnjera nuk kish faj.
Ishte kohë për më shumë dashuri