NUK KEMI ENDE POLITIKANË ME DIMENSION EUROPIAN

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë dy politikanë të rinj e premtues në Kosovë, për t’i patur zili e gjithë shoqëria shqiptare. Ngaqë kemi këto probleme të mëdha si shoqëri, mungesa e një klase politike të përgjegjshme e të ditur vihet re lehtësisht, menjëherë.
Por edhe këta të dy, pjesë e shoqërisë sonë janë dhe si çdo njeri që nuk është perfekt, edhe këta kanë të metat ose defektet e tyre.
Albini u bë 3 muaj kryeministër dhe filloi t’i jepte leksione e këshilla gjithë Bakllkanit, se si duhej të qeverisej. Kurse Vjosa si Presidente në detyrë ka 3 javë, dhe vizita e parë, që ajo bëri në rolin e saj si Presidente e Kosovës, ishte vizita në Shqipëri, ku erdhi dhe u dha një “leksion” politikanëve shqiptarë…
Tani të rrimë pak këtu.
A kanë të drejtë këta dy politikanë premtues të Kosovës të japin mendimet e tyre për shoqërinë kosovare, shqiptare dhe më gjerë? Padyshim. Por duhet edhe me ditë, se sa kapacitet e forcë kanë për ta shtrirë ndikimin e tyre mbi të tjerët, sidomos jashtë Kosovës.
Pasi Kosova është shteti më i ri në Ballkan e Europë dhe shteti më i pafuqishëm dhe më i izoluar dhe i dobët ekonomikisht, dhe ata është mirë një herë të mësojnë prej të tjerëve si bëhet shteti, të bëjnë shtetin e tyre dhe pasi të arrijnë sukses, t’i lejojnnë vetes edhe luksin që të japin mend, për Shqipërinë e Ballkanin dhe më gjerë, nëse i dëgjojnë.
Këtë e them si këshillë jo-personale, por duke u bazuar mbi logjikën e pollitikës dhe dipolomacisë ndërmjet vendeve.
Pasi presidenti amerikan Ruzvelt ka thënë një herë se: “Toka është pronë e njerëzve të mençur, kur ata kanë forcë”. Pra, mund të jesh i mençur, e nuk ka dyshim, i ndershëm dhe parimor, si Vjosa e Albini, por kur nuk ke forcë, nuk të dëgjon kush. Pastaj provojeni veten në pushtet në Kosovë, jepni rezultate të mira dhe padyshim se do ju ndjekin edhe të tjerët nga pas, si shembull i mirë! Deri atëherë treghohuni më racionalë e taktikë. Se vlen më shumë puna, se guna!