Arben Kurteshi Pakategori 15 Gusht 2020 Updated: 15 Gusht 2020 Nga Gjin Musa TË NJOH Ta njoh fytyrën Kur qan e kur qesh, Edhe tingullin e zemrës sate Unë ende di ta përshkruaj. E di si vallëzon, si këndon, E di edhe si vajton, Të ndiej dhe kur ëndërron, E di edhe kur nuk më do. E di mirë sa ke punuar, Gjithnjë mbi mua ke pushuar, E di vendin ku je duke jetuar Një natë hëna ma ka treguar. Nëse më s’të shoh, Për ty do të bëhem rërë, Do të bëhem tokë, e përsëri Në një varr, do të bëhemi shokë. “””””””””””””” Lulëzo O Atdheu im, Oh, sa bukuri! Lulet shumëngjyrëshe Ta shtojnë hijeshinë. Anë e mbanë fusha bleroshe, Me të njomin bar, Në mes ai mali i madh Që e quajmë Sharr. “”””””””””””””””””” NGA LARGËSIA O bijtë e mi Atje në perëndim, Gjithnjë ju mbaj Në kujtim. S’ju pashë kurrë Disave nga ju, Po pres në ëndërr Me ju taku’. Mezi pres Të më marr gjumi, T’ëndërroj mbesat e nipat Pranë një lumi. T’i shoh mbesat Ç’fytyra kanë: A thua ndonjëra, Ndopak më përngjan? “””””””””””””””””” FERRI Kush e kalon jetën Aty te një xhami, Në trotuar ulur Në diell, borë e shi? Një nënë e mjeruar Me dorën të shtrirë, Me të birin në gji Dhe kërkon mëshirë. Beson se Perëndia Atë e ka harruar Të kërkon e të uron Me sy të pikëlluar. Të birin e mbulon Që t’ëndërrojë në qetësi. Të mos e shohë atë ferr Se është ende i ri. E në mbrëmje ngrihet Ecën rrugëve të qytetit, Kalon pranë restoranteve Ku argëtohen barkmdhejtë e shtetit. Dhe kur hyn brenda Zgjat dorën për t’kërkuar Barkderrat zgërdhihen Me nënën e mjeruar Edhe ashtu e përçmuar; Prapë nëna i uron Duke shpresuar se ndonjëri, Diçka do t’i dhurojë. Gjin Musahttp://dritare.info/Dritare.Info Gjin Musa, Botues Shpërndaje FacebookTwitterPinterestWhatsApp Shkrimet e fundit PakategoriNga:Ndue DedajGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriAutore Katerina Tereziu LigejaGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriMurtez AsllaniGjin Musa - 28 Korrik 20250PakategoriAkademik PHD. FLORI BRUQI, PrishtinëGjin Musa - 17 Korrik 20250PakategoriMARIA TERESA LIUZZOGjin Musa - 17 Korrik 20250 Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Murtez Asllani Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Akademik PHD. FLORI BRUQI, Prishtinë Gjin Musa - 17 Korrik 2025 Pakategori MARIA TERESA LIUZZO Gjin Musa - 17 Korrik 2025 Lajme relevante Pakategori Nga:Ndue Dedaj Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Autore Katerina Tereziu Ligeja Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Murtez Asllani Gjin Musa - 28 Korrik 2025 Pakategori Akademik PHD. FLORI BRUQI, Prishtinë Gjin Musa - 17 Korrik 2025 LINI NJË PËRGJIGJE Anulo përgjigjjen Koment: Ju lutemi shkruani komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruani adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, email dhe uebfaqen në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Δ This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.