11.5 C
Tiranë
E premte, 18 Prill 2025

Arbër Sahiti

GURBETI

 

Mos më qajë o moj nanë

lotët un n’zemër i mbajë,

m’kaloi jeta në gurbet

kur do t’kthehem s’di as vet.

 

Vetëm zemra e nanës e din

se qka është gurbeti i zi ,

vetëm shpirti i saj e din

si e hjekë ajo mërzinë.

 

Me mundime moj nanë m’rrite

që t’lë vetëm këtë se prite ,

për qdo natë në ënderr të vi

lotët tu un nanë tuj ti fshi .

 

Arbër Sahiti

“”””””””””””””””””

Dielli perëndoi

 

Edhe një ditë pranvere

Nën rrezet e diellit

Shetitëm poshte e lart

shoqeruam njëri tjetrin

 

Fushat plot gjelbrim

Lumenjtê gurgullonin

Të rinjë e të vjëter

Rrezet e diellit i shijonin

 

Dita shpejt kaloi

Dhe nata po afron

Dielli që ditën rrezoi

Tash po perëndon

 

Arbër Sahiti . 25.04.2021

“”””””””””””””””””””””””””

Cicërrimë në errësirë

 

Qielli i bukur me  yje plot

E Hëna botën po shëndrinë,

Kjo natë  vere  me plot qetësi

Shpirti im po e ndjenë freskinë.

 

Shijoj freskinë në terasë

Rri ulur e po mendoj,

Athua ai Yll i bardhë polarë

Dëshirat a do t’mi plotësojë ?

 

Zogjët edhe n’errësirë cicërrojnë

Në foletë e tyre bëjnë kuvend

Te bregu i lumit aty pran shtëpisë

Gëzojnë për ditën që do të vjen.

 

Arbër Sahiti 14.07.2021 Ora ;00:16

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.