“”””””””””””””””
“BISEDË ME SAADIUN”
Urtësia
Nuk përleshen kurrë dy njerëz me tru
as dhe një i ditur me një mëndjehu.
I krisuri në shan e flet bajat
I mënçuri ëmbël zemrën ja tulat.
“””””””””””””””””””
Dy të urtë nuk këpusin një fill pe
Shkëmb në u bë njëri tjetri bëhet dhe.
Ama në qëllofshin që të dy me brirë
Tërhiq, tërhiq, këpusin dhe zinxhirë.
***
Ti mirë e ke o profesor,
veç ke shkruar jo për shqiptarë
Ne fillojmë kush është më i fortë,
s’ka, dhe nuk pranojmë barabar…
“””””””””””””””””””
Në kopie, o perëndi,
kanë filluar gratë të jenë zevzeke
Disa janë të para edhe në shtëpi,
whisky pinë me dopio e jo me teke…
“””””””””””””””””
Në Shqipëri, o mjeshtër i madh,
Të gjithë janë dele, ka pak deshë
Amerikë dhe Europë janë në hall,
sepse jemi fjalëshumë e pa veshë…
“””””””””””””””””””
Kemi pastaj edhe ndonjë të krisur,
Që duhet ti këndojmë me oi…
Se mirë që na la brekë grisur,
por do të na vërë flakën përsëri
Flet për dy të urtë, o profesor,
Por ka ndonjë që urtësinë e quan dobesi!
“””””””””””””””””
Ai sheh të zezë në të bardhën dorë,
sa është bërë si i krisuri që ndjell zi…
Meqë është ndrrimi i viteve prag,
a s’më thua si profet që je,
Parë nga qielli atje lart,
Ç’profeci ka për të mjerë si ne?
***
Urtësia
Nuk përleshen kurrë dy njerëz me tru
as dhe një i ditur me një mëndjehu.
I krisuri në shan e flet bajat
I mënçuri ëmbël zemrën ja tulat.
“”””””””””””””””””””
Dy të urtë nuk këpusin një fill pe
Shkëmb në u bë njëri, tjetri bëhet dhe.
Ama në qëllofshin që të dy me brirë
Tërhiq, tërhiq, këpusin dhe zinxhirë.
Saadiu –
Ardi OMERI