Për gjithë Komunitetin shqiptar në Belgjikë dhe jo vetëm.
Me 28 nëntor 2021, Ora 14:00. Teatri Mbretëror i Namurit (Place du Theatre 2, Namur 5000)
Dita e Pavarësisë! Konferenca Historike titulluar, Adem Jashari: Simbol i qëndresës, frymëzues i lirisë’’ kushtuar Heroit tonë Kombëtar dhe Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Konferencierë: Prof. Nusret Pllana, Prishtinë. Prof. Lukë Junçaj, USA. Gazetari Michel De Maegt, Belgjikë, do hedhin dritë mbi Luftën Heroikë Çlirimtare dhe rolin e Legjendarit, sakrifikuesit, vetëflijuesit e motivuesit, Heroit tonë Kombëtar Adem Jashari, me dokumente, dëshmi dhe foto të kohës.
Familja Jashari do ketë përfaqësuesit e saj në skenë.
Koncert i madh festiv:
Prezent: Leonora Jakupi, hijeshia e këngës Dardane!
Grupi Folklorik nga thellësitë e bjeshkëve ‘’ Xhubleta e Alpeve Shqiptare’’!
Grupi i mirënjohur Polifonik, ‘’Bilbili’’nga zemra e Labërisë, Vlora!
Artisti i famshëm Çun Lajçi do zbresë në skenë me më të mirën e aktrimit dinjitoz! Xhubleta dhe Fustanella bashkë në skenën e Teatrit Namur! E paimagjinueshme, por e vërtetë!
Koktej i miqësisë me prodhime shqiptare, do e mbyllin këtë Event madhështor. Këto dhe supriza të tjera janë parashikuar në Ditën e Pavarësisë.
Ju ftojmë të rezervoni kundrejt pagesës 12 € për person, në konton bankare të Shoqatës ‘’ Nënë Tereza’’ Namur BE 63 7512 0811 0308 dhe komunikoni në numrat 0483 40.53.65 dhe 0496 88.14.55, për të siguruar biletat në ambientet lluksoze të Teatrit Mbretëror të Namurit. Ju mirëpresim shqip!