Ata Të Vjetrit do tia dalin, do ta kalojnë edhe këtë stuhi Ndërkombëtarësh.
Ata kanë miliarda, kanë ushtri me militantë, kanë të gjitha mediat, kanë çdo Oligark e u marrin frymën dhe i kërcënojnë të gjitha bizneset dhe njerëzit e thjeshtë.
Ata kanë çdo media, TV, gazetë, portal, gazetar e analist.
Ata do ti blejnë ca Ndërkombëtarë dhe do e gjejnë mënyrën ta bëjnë herët a vonë ndonjë marrëveshje të re.

Ata do të paguajnë shumë para dhe do ti shpëtojnë Drejtësisë dhe do të na e kontrollojnë po Ata ose të caktuarit e tyre edhe 30 vitet e ardhshme.
Ju nuk ia dilni dot kundër tyre.
Me zero para dhe zero media, ju nuk arrini dot askund.
Ky është refreni i përditshëm dhe këto janë fjalët që na përsëriten papushim nga shumica e njerëzve që takojmë apo me të cilët komunikojmë.
Ndaj edhe unë u përgjigjem shumë thjesht:
Ata, pra Të Vjetrit, nuk ia kanë dalë kurrë pse kanë blerë ndonjë Ndërkombëtar apo Lobistë.
Ata ia kanë dalë në këto 30 vite sepse kanë blerë si Çiçikovë, Shpirtra të Vdekur shqiptarësh të dorëzuar.
As miliardat, as mediat, as krimi, as oligarkët dhe as ushtritë e militantëve, që kanë Ata, nuk e blejnë dot as të shkuarën e tyre kriminale si sundimtarë batakçinj, plaçkaxhinj e të korruptuar, e as të nesërmen e tyre që nuk i pranon dot më prej të shkuarës që kanë.
Ne qytetarët shqiptarë kemi 2 zgjidhje e vendime madhore para nesh:
1. Ta pranojmë Fuqinë e Atyre si Fakt të Kryer dhe të vetërreshtohemi si skllevërit dhe bujkërobërit e përjetshëm të Atyre që na kanë vjedhur e plaçkitur për 30 vite e që duan të na vjedhin e plaçkisin edhe 30 vitet e ardhshme.
Po po, tu heqim tullën tonë.
Secili tu heqi tullën e vetë.
Nuk ka nevojë të bëjmë as revolucione, as luftë as namin.
Mjafton që secili prej nesh tu heqë tullën e vetë, Atyre.
Nëse Ata janë bërë si mure të mëdha, të frikshme e të pakalueshme, neve na takon që ose të jemi “another brick on the wall” (Një tullë më shumë në Murin e Atyre), ose tu heqim tullën tonë.
Mos lufto kundër tyre e as për ta më.
Le të ta vjedhin Ata votën, ti mos i voto më.
Mos u shko më as në salla, as në mitingje, as në protestat që thërrasin Ata.
Po e bëre ti këtë, ne do të jemi të lumtur.
Le të dështojmë ne, nuk ka problem.
Le ti thyejmë turinjtë ne, nuk ka problem.
Por hiqu ti tullën tënde dhe do ta shohësh se sa shpejt do bien Ata si Gjigandë prej Rëre.
Ne si Parti e Re ndoshta do dështojmë, nuk ka problem.
Ne si Parti e Re ndoshta do ti thyejmë turinjtë, nuk ka problem.
Por po ua hoqe ti tullën tënde Atyre, Ata do bien dhe do bëhet Shqipëria.
Hiqu ti tullën tënde Atyre, që të bëhet Shqipëria.