Lumturia dhe jeta.
(fabul)
Ne bulevard njerzit derdhe
Ne trotuare femijet me biciklete
Mimozat veshur me te verdhe
Pranvera po na troket lehte lehte!
“:–Jam e gezuar–thote lumturia
— tek shoh njerzit tu buzeqeshe
Mbi zhgenjimin vete dashuria
po me sjell aromen shprese !”
“:–Ne sy te shoh– i thote jeta
per te te kapur po vrapoj
Eshte me mua e verteta
bashke me ju vazhdoj jetoj!”
Arif Rama
1/2/2021
“”””””””””””””
S’kam hezituar…
… te ndalem per te enderruar
te duroj kur duhet duruar
te guxoj pa u dorezuar
te forcohem per te fituar!
Kullen e endrrave..
me deshira te embla e kam ndertuar
te dua ate qe duhet e harroj c’harrohet
vlerat e vehtes e te tjereve per t’zbuluar
te shijoj jeten me ato c’ka shijohet!
Disa gjera..
jane te vlefshme kur s’ka shume
perlat ne fund te detit ndodhin
C’do gje interesante te le pa gjume
por kur zgjatin shume ato te lodhin!
Ne shpirt..
ne hollin e pritjes se shpirtit tim
aty ne balle ndodhet nje fron
ku ulet ai(ajo) qe kam besim
thjeshtesia e sinqeriteti i rrezaton!
Diten..
……me pelqen t’me thone mirmengjes
shume me mire kush me perqafon
Por adrenalinen time ma ndez
kush kete dite ma zbukuron!
Peshen e dhimbjes!
(fabul)
Trendafili e borziloku
permbi pllaken e mermerit
Kuvendonin tok se toku
sa i rendojne te ndjerit!
“:–Keta njerzit jane te marre
konkurojne n’pllaka mermeri
qe rendojne permbi varre
si te mos mjaftoje dheri!”
“:–Na vene ketu se i djeg malli
por s’rendojme ne t ‘vertete
sepse peshen e mban i gjalli
qe dhimbjen e mbart perjete!”
Arif Rama
21/12021