E sjellim para Jush këtë antologji me një kënaqësi të thellë për t’i pasuruar bibliotekat e sentimenteve letrare me poema të jashtëzakonshme të krijuara nga një poeteshë e prekur nga flatrat e engjëllit (Ariti Gjini)), vepër e shoqëruar edhe me tre poetesha tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Monda Hamitaj, Xhemi Nokshiqi Muzai dhe Merita Prenga). Janë vjersha dashurie të shkruara me zjarrin e zemrës, vargje meditative një tensioni të lartë sentimental.
Kemi thënë parapralkisht dhe kemi besuar gjithmonë se poezia është çelësi i universit, shprehja e bukurisë, e lirisë dhe mrekullisë. Poezia e këtyre katër poeteshave shqiptare është çelësi i shpirtrave të mëdhenj. Poezitë e Zonjës Ariti Gjini dëshmojnë se autorja është princeshë e frymëzimeve hyjnore: Aty ku dua të përcjell mall dhe emocjon dashurie/ Dhe gjithmon të dua si trëndafil i kuq dhe si aroma e një borziloku/ Për ty bëhem një zë i fuqishëm qoft dhe kur nuk më del zëri/ Dhe këto fjalët e mija le të fluturojnë deri në atdheun tonë/ Unë për ty dhe me vrap do vija ndoshta dhe më një kembë/ Që të të dhuroj atë dashuri që në zemër të mungon! (Trëndafil zemre)
Autorja na dhuron një art të vërtetë, shpirtëror, të mrekullueshëm, porsi dritat e ylberit të kristaleve me ngjyra. Në vargjet e saj ndjehet një botë e rafinuar dhe një ndjeshmëri e madhe: Si zakonisht, kur shkoj për të pirë kafenë/ Shikoj tavolina, të gjitha plot./ Diku një tavolinë, bosh ishte atje./ U ula me kafenë që e mbaja në dore./ Nxora telefonin, për te folur./ Me dy vajzat, atje te vendi im. (Kur flisnim shqip)
Pason një pasion i gërshetuar me brishtësinë e emocioneve të saj, e ballafaquar me një lloj masiviteti të padeklarueshëm duke e përshkruar një opozitë universale me të cilën poetesha duket se dëshiron të arrijë përtej individualitetit dhe veçantisë së përvojës, në një zonë të universit absolut, atje ku na pret buzëqeshja e nënave tona: Gëzuar festën gratë e shqipes/ Kudo jeni nëpër botë/ Kush i ka nënat t’i uroni/ Mbushur me gëzim e lot/ Sot ka nëna të vetmuara/ Që nuk i kanë fëmijët pranë/ Disa janë dhe të harruara/ Vdesin me shpresën e tharë/ O ju nëna mbretëresha/ O ju gratë e vendit tim/ U dua sot të buzëqeshura/ U dua plot me gëezim! (Festa e nënave tona)
Poezitë e dashurisë kanë shkëlqime dhe pikëllime. Ariti Gjini është një vullkan emocionesh dhe ideshë. Në vargun e saj ballafaqohemi me energji dhe vitalitet. Vëllimi respektiv vjen para nesh si një fjalor i mençurisë. Autorja shkruan për jetën, për dashurinë, për atdheun, për botën dhe pavdekësinë. Shpresa e pavdekësisë nuk mund të bazohet vetëm në pasuri, por pikësëpari në shpirt, sepse investimi më i madh vjen nga shpirti. Poezitë e saj të përfshira në këtë antologji, dëshmon se kemi para nesh një ëndërrimtare me shpirt të florinjtë. (Baki Ymeri, Bukuresht, Pranverë, 2022)