“””””””””””””””
SHEN VALLENTIN
Per ty Shenvalentin.. nuk i kam mimozat sot neper duar!
Po i kam bere buqet ne thellsin e zemres.
Tani dhe pse eshte dimer ato kan lulzuar.
Se quhet lule e dashuris me te bukurin emer!
Per kete dite kaq te bukure, betohem me fjalet me te zjarrta!
Dhe per netet e gjata, me testament e lena te nje endrre.
Dhe buqeta lulesh doja, ti dhuroj me duar te zgjatura.
Dhe pse mosha.. por kurr nuk na mungojn urimet e nje zemre.
Mbase per ty, do doja te behesha vete kenga e thelleza
Dhe rrezen e djellit,ti dhuroja vetem per ty.
Qellin do e doja te bukur me nje re, ne formen e nje zemra!
Do te doja dhe nje pjano qe valsin ta kercenim te dy!
Nuk me intereson, dhuratat e florinjta neper vitrinat e dyqanet te shtrenjta.
As darkat neper pube dhe me pije te shtrenjta alkolike.
As trendafila shume ngjyrshe, te blera neper dyqane.
Se te kam ty,o endrre e bukur dashurije!
Ne gjoksin tend, une nuk trembem kurr nga shirat e tufanet.
Shlodhem nga vrapi i kohes,dhe pse lotet me rrjedhin si lum!
Edhe mbas shume semundjeve, qe per ne kurr su ndalen.
Por ti mos u trishto , me rrok e me puthe fort , o ti me emrin burr.
Gezohu pra ..kopshtin tim me lule dhe me plot arom.
Dhe perkdhele cdo petal, qe lulja ka leshuar!
Dhe nese nje degez lule,ka celur bukur e nuk ndihet e gezuar.
Buzqeshi te lutem dhe perkdhele ti , me ato dy duar!!
A@ Gjini