“””””””””””””””””””””””””””””
Si në përrallën e Hirushes ( ripostim)
Të gjitha ditët e mija, do t’i digjja,
Për një ditë tonën, kur bashkë ne të dy,
Pikturuam të ardhmen më sytë e ëndrrës,
Dhe veten gjetëm aty.
Të gjitha ditët e mija, do t’i digjja,
Për atë çast, kur thellë brenda meje të ndjeva,
Kur zemra si zogth, u struck ngrohtë në goksin tënd,
Kur në shpirt na vlonte hareja.
Të gjitha ditët e mia, do ti digjja,
Kur dikur fluturoja lumturuar,
Për ditët kur bota ishte vetëm e imja,
Për ditën, kur zemrën ma dhe në këto duar.
Të gjitha ditët e mia, i jap e nuk pendohem,
Sikur e tashmja, të ish veç një ëndërr e hidhur,
Por gabohem, se dashurinë tonë e zuri bryma,
Dhe zemrat, sa shumë na janë dridhur.
Ah sikur ky dimër të mbaronte, mos t’ja shihja më bojën,
Pranë zjarrit të dashurisë, të ngroheshim dhe njëherë,
Si në përrallën e Hirushes qe di përmendësh,
Dhe midis nesh, të kish veç një pranverë.
Arjana Fetahu Gaba,