KU JANË YJET E SHPRESËS ?!
Ku janë yjet e shpresës, ku janë shkëndijat,
Në ç’galaktika të mbytura u fshehen vallë,
Unë po gjurmoj të gjej një drite, që të zbardhë,
E të mos dëgjoj të tmerreshmen përrallë.
Më duket si ëndërr e frikshme që dua ti zgjohem,
Nga ky realitet me dhëmbë që kafshon,
Dhe frymën ta nxjerr nga shpirti i gjymtuar,
Dhe zemrës rrahjet ndalon.
A thua ndryshoi gjithë bota për një hop,
A thua kjo humnerë vetëm rrëmben,
Sa dua të zgjohem dhe kjo të jetë ëndërr,
Do ta pranoj dhe nëse fati gënjen.
Ku janë yjet e shpresës, ku janë shkëndijat,
Nga pas më kanë, unë shumë dua këtë jetë,
Më thoni që asgjë s’ka ndryshuar, por ti je në gjumë,
Më thoni që asgjë s’është e vërtetë.
Nëse jam në ëndërr në kohë letargjie,
Më zgjoni, pranvera shpërtheu e dua ta ndiej,
Më zgjoni t’më shihin dëshirën e shpirtit,
Nëse e fjetur s’kam ç’tu rrefej.
,
New Jersey, March 2020
Kushtuar te gjithe poeteve, ata qe derdhin shpirtin neper vargje!
POETI!
Nje lot I nje poeti, pas psheretimes te thelle,
Ortek rrembyer, permbi deboren qe te vret,
Me rrokullima te shpirtit, trazuar ne dert,
Mos lendo, poetin se trazon nje det.
Nje zemerim I poetit, mbeshtjelle me deshperim,
Stuhi qe çan malet, me force e ulerime,
Sikur toka çahet, e s’ka me blerim,
Mos lendo poetin, se lendon lirine.
Kur I dhemb zemra, ajo aq e madhja,
Dije se gjithe bota, nje dhimbje e ka,
Ne filloj te shkruaj, dije eshte lenduar ,
Dije se ka dallge, dallge te mbedha.
Ja u jep gjithe zemren, sa here qe ta doni,
Ja u fal te gjithen, çdo rrahje nje shkronje e mban,
Nese ndihesh keq lexo nje varg prej zemre,
Shpirtin per ju ngre peshe, rrahjet me ty I ndan.
Arjana Fetahu Gaba,
Ju pershendes miqte me te mire ne bote.
Arrati e shpirtit.
Largohu ik sa me larg,
Nga c’te mundon,te gjesh qetesi,
Shtrihu diku ne nje lendine,
Shpirtin ler ne arrati.
Le te shkoje ku te mundet,
Ti harrohu mos kujto,
Jeten tende te zvarritur,
Te perkembur nga kushdo.
Ti I kamur s’behesh dot,
E kane ndare pasurine,
Gezoju djellit qe te ngroh,
Dhe terfilit ne lendine.
Gezoju eres qe fryn nga mali,
Merr fryme thelle sa ke fuqi,
Zhurme e gjinkalles ne veshin tend,
E trazuar sinfoni.
Mos harro te kesh me vehte,
Eseninin te lexosh,
Me zene e embel te bilbilit,
Vuajtjet te ligjerosh.
Shpirty yt veç kur te kthehet,
Zemren tende fort do shkund,
Dhe guximi do te zgjohet,
Se durimi ka nje fund.