4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Arjana Fetahu Gaba

S’JA VLEJTI!
L'immagine può contenere: Arjana Fetahu Gaba

Në lakuriqësine e fjalëve të tua,

U turpërova,

A veten mohova?!

Jo kurrsesi.

A në të kisha faj?!

Lutja veten të me bindej,

I thosha,

Mos, mos qaj.

S’vlen ky pikëllim,

Në s’je shpirti im,

Në s’je kush kisha besuar,

As në këtë jetë,

As dhe në mijra për t’jetuar.

S’vlen,

S’ja vlejtën,

As orët e mundimit,

Për tek ti,

S’ja vlejti kur të thosha,

Ti je dashuri.

S’ja vlejti debati,

Që nënën s’dëgjova,

As përplasja e derës,

Kur tek ti vrapova.

As kur gati isha,

Botës kryq ti vija,

Me miljona ëndrra,

Vetëm të t’arrija,

Bashkë të ishim,

Mendoja me kot,

Se një ëndërr kishim,

Se jetuam dot.

Por jo,

Nuk pati vlerë asgjë,

Ndaj po iki për fare,

Pa u kthyer më.

E ,

Në m’bën me faj,

Kur ke gabim,

Dije je,

Zhgënjimi im.

Arjana Fetahu Gaba,

New Jersey, May 2020

 

TA NJOHA ZEMRËN

L'immagine può contenere: una o più persone e cielo

Ta njoha zemreën, siç njoha timen,
Si copëz dielli që rrezaton më ngrohu,
Tani po besoj, se s’jam vetëm errësirës,
Tani, zemra zemrën njohu.
Tani, kthjellët po shoh horizontet rozë,
Shoh shëmbëlltyrën time, në shkëlqimin e syve të tua,
Dëgjoj zërin e dashur, që vjen qartë si drita ,
Një përshpëritje embël, “Te dua”.
Gjithë petalet e luleve m’u mblodhën kurorë,
Përdridhem në trupin tënd si trëndafil përpjetë,
Me rrethojnë duart e tua, dhe unë s’kam më ftohtë,
Tani jam e vertetë.
Dorë për dore kaltërsive, ti dhe unë,
Përpara hënës do puthemi ka të ngjarë,
Në ka yje sonte, s’ka fere rëndësi,
Unë dhe ti, dy dëshmitarë.

Arjana Fetahu Gaba,

New Jersey 2019

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.