8.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Arjana Fetahu Gaba

Ndonjehere te duhet veç fat!

L'immagine può contenere: pianta, albero, fiore, spazio all'aperto e natura

Ti je pranvera ime qe me harbon,

Shpirtin ne skaje pafund te qenis time,

Je flaka e ndezur blu qe me ngroh,

Une fluturoj ne mijera agime.

Ajsbergun te larte sa mali shkembor,
E shkrive ti vetem me puthje ,jo dielli,
Ndersa yjet e zjarrte ne syte e mi,
I zrite me henen nga qielli.
Buzeqeshja, ishte lulja e fytyres time,
Ti me ktheve te qeshurat me shpirt,
Çastit I dhe ngytat qe kishin humbur,
Dhe jetes mi ndeze veç drite.

Mireseerdhe ne jeten time, e I dhe hare,

Si nje ylber pas shiut ne vjeshten e gjate,

Une kerkova te te gjeja ku nuk munda,

Po ndonjehere te duhet veç fat.

Arjana Fetahu Gaba,L'immagine può contenere: cielo, erba, nuvola, spazio all'aperto e natura

NJË AMENET NGA T’PARËT KEMI!

Çamëri moj Çamëri,

Të dogjën e të bën hi,

Të përndoqën me mizori,

Djemtë tanë, ata djem flori,

Burrat, si male në këmbë,
Nga trojet me rrënjë, ti shkulën,
Me masakra të përgjakshme
Thikën pa mëshirë ta ngulën.
Edhe nënave ju tha loti,
Nga të qarët sytë shteruan,
Ju doli shpirti nga vendi,
Kur ç’do gjë e lanë shkretuar.
T’lemerisur fëmijët rrugëve,
Zbarthur ecën tragjedinë,
Sot i gjen dergjen në varre,
Kurrë më s’shkelën Çamërinë..
Të shihnin Çamërinë nuse,
Këtë merak patën gjithë jetën,
Porsi trarët djegur në luftë,
Të djegur nga malli mbetën.
Të të shporrin nga vendlindja,
Të t’leckosin, me ëndrra vrarë,
Nje amanet nga t’parat kemi
S’ka gjak pa marrë, e hak pa larë.
Në çdo hap që hidhnin tutje,
Në çdo rrënojë që pas e lanë,
Në çdo mallkim që e bënë lutje,
Zotit me vaje ja u thanë.
Drejtësia një ditë në vend do t’vihet,
Se ata ullinj presin të zonë,
Ne jemi çam nga Çamëria,
Ne jemi çam, autoktonë.

Arjana Fetahu Gaba,

New Jersey, May 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.