19.5 C
Tiranë
E martë, 14 Prill 2026

Arjana Fetahu Gaba

AJO…

Ajo,
Ish e mbyllur në vetvete,
Sikur gonxhja vishnjë,
Petalet,
Por shpirtin si zog të harlisur kishte,
Ku pas pranverës,
S’di më të ndalet.
Me pak buzqëshje,
Të lëngshëm sytë,
Sikur qelqi blu,
Ndërsa,
Buzët mishtore lagur,
Si t’një shiu vere,
Magji ishin,
Gjithashtu.
Vetëm zemrën,
Zemrën,
Kish të thyer,
Aty, kish pa dëshirë,
Kujtimin e saj,
Më të urryer.
Dhe ditët kalonin,
Vetmi pas vetmije,
Ëndrrat e vajzës,
I kish shkelur,
Një histori e hidhur,
Dashurie.
Dhe më e frikshme,
Gjithmonë do t’mbarte me vete,
Kujtimin e hidhur ,
Të kësaj jete…
Arjana Fetahu Gaba
L'immagine può contenere: una o più persone e primo piano

New Jersey, June 2020

“””””””””””””””””

NË NJË NATË, SI KJO NATË ME HENË…
Në një natë, si kjo natë me hënë,
Kur qetësia ishte në gjumë,
Asnjë frymëmarrje nuk dëgjohej,
Vetëm kur putheshim ajo dhe unë.
Në një natë, si kjo natë me hënë,
Numëronim yjet një e nga një,
Njëri tjetrit i betoheshim,
Nëse s’kam frymë, mund të të lë.
Në një natë, si kjo natë me hënë,
E ëmbla natë, si e moçmja verë,
Qëndronim të dy ne përqafuar,
Ajo do të ishte e fundit herë.
Në një natë, si kjo natë me hënë,
Zemrën si dhuratë ja dhash,
Pas asaj nate, ajo iku e shkoj,
Më sytë e saj, kurrë nuk i pash.
Në një natë, si kjo natë me hënë,
Më yje s’dua të numëroj,
Deshirat, kanë fatin e shkurtër ndonjëherë,
Aq sa mëngjesi nis të agoj.

Arjana Fetahu Gaba,

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.