20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Arjana Fetahu Gaba

 

UNË E TI S’JEMI MË
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze dielli, selfie dhe Zmadho
Ti ike me diellin,
Në skaje pa kthim,
Mbet mbrëmja e ftohtë,
Dhe unë në trishtim,
Dielli lindi i vetëm,
Unë e ti s’jemi më,
Veç një grusht trëndafila,
Shkërmoqur tashmë,
Shpirtin kam pa diell,
Lot i syrit më vret,
M’u shktetua ëndrra,
Dimri i gjatë më pret!
Arjana Fetahu Gaba
Imazhi mund të përmbajë: Arjana Fetahu Gaba, duke buzëqeshur
ATDHEU IM!
Po largohem I dashuri im Atdhe me halle,
I bukur fildish, që s’ka askund ne botë,
Po largohem por ora m’ka mbetur ende në Tiranë,
Dashuria ime me mall e me lotë,
Po largohem I dashuri Atdhe, duke marrë me vete,
Ca copëza kujtime ti ruaj thesar si sytë,
My ty malli im, që s’ngopsh dot kurrë,
Atdhen im që s’kam kurrë të dytë.
Lotët, gëzimet, të qeshurat plot jetë,
Vendet ku preka me dorë, I shtrëngova fort,
Tani I shoh nga xhami avjonit, sikur grimca të largëta,
Vetëm zemra I prek me këto lotë.
Do të vi, sa herë të mundem patjetër do të vij,
Te kursej ca para që të mund të pres prapë një biletë,
Dashuria nuk pret kur flitet për mallin e Atdhëut,
Ajo fluturon si Shqipe mbi retë.
U thashë mirëse t’ju gjej herën tjetër nënë e babë,
Sigurisht do të ketë here të tjera ,
Do të kthehem se s’mund dot ta harroj,
Lotin e nënës, tek shkunte tek dera.
Do të kthehem nëna ime, pa u tharë ato lotët e tu,
Do të kthehem,se unë shpirtin kam lënë atje,
Do te vij të strukem si një zog në gjoksin tënd,
Do të them, nënë e shtrenjtë ja ku me ke.
Dheu I gjyshërve është kaq I ëmbël sikur mjalti,
Është I ngrohtë si buka gatuar me djersë,
Ka një dashuri të madhe që të tërheq nga vetja,
Që ti s’mund ta harrosh, vetëm në vdes.
Arjana Fetahu Gaba,
July 20, 2019
Imazhi mund të përmbajë: Arjana Fetahu Gaba, duke buzëqeshur, Zmadho
LUMTURIA KA SHUMË ARMIQ!
Lumturia,
Ka shumë armiq,
Të pa besë e ziliqarë,
Ta vjedhin duan,
Ta masakrojnë
Deri sa të hiqet zvarrë.
Se të ligjtë,
Janë të marrë
Janë pa shpirt ,
E janë kusarë,
Janë që në gen,
Pemë pa farë,
Zemër thyer,
Zemër ndarë,
Ndaj kërkojnë,
Të coptojnê,
Lumturinë,
Të bukurën,
Zonjë,
Atë që shpirtit çel,
Përmi gur,
Përmbi rrënjojë.
Por kur zemrën ke të bardhë,
Si behar i sapo ardhë,
Një fener nga Zoti ndrinë,
Të të mbrojë lumturinë,
Të tregoj udhës,
Lirinë!
Por dhe ti mik,
Lehtë mos beso,
Çka lind me shpirt,
Me shpirt e mbro!
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, July 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.