7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Arjana Fetahu Gaba

 

NËSE S’JE TI

Kur më zë malli për ty,
S’është shaka,
Kam inat me veten time,
E me gjithëçka.
Melodija ndihet thatë,
Pa emocion,
Zë i zogut ndihet çjerrë,
Kur cicëron.
Luleve ngjyrat
U janë mbaruar,
Janë sikur hiri,
E dielli I zbehur,
Sikur qiriri.
E dëshpëruar.
S’dua ta shoh,
Më duket i huaj
E s’dua ta njoh.
Çdo gjë është akull,
E zbehtë, e vrarë,
As deti s’shkëlqen,
Me mua ka qarë.
Kjo gjëndje kaq boshe,
Nuk është çudi,
Të kthehet sëmundje,
Nëse s’je ti.

Arjana Fetahu Gaba

September, 2019

Imazhi mund të përmbajë: Arjana Fetahu Gaba, Zmadho

“””””””””””””””””””””

UNE JAM KETU ,PO TI?
Nuk di ,nje ankth qe ndjej perbrenda sikur faj,
Ne stomak me gerryen diçka dhe perpelitet,
Ashtu dhe zemra nga dallge te mbedha,
Si ze I heshtur, ze lebetitet.
Dhe duart sikur kane te njejten ndjenje neper damare,
Ndihen keputur dhe pa pike fuqie,
E gjitha kjo ndjenje po harbon neper gjak,
Me çon paditur ne rruge arratie.
Bej te gelltit nje gllenqke uji , po s’mumdem,
Shtrengon fort ne gryke e mezi shkon,
Sikur te jene gure prej lumi,
Ka zene ankthi e nuk me kalon.
Çudi , te jesh ti fshehur pas kesaj anomalie,
Fjalet qe the parreshtur si lum rrembyer,
Apo jam gatuar me nje shpirt te ndrojtur,
Qe fsheh nje lot te pa rrefyer?!
U keputa une,si dita pas nje shkrepetime te gjate,
Ku papritmas qielli ngjyrosi ne gri ,
Nga erdhi stuhija ,ku shkoj dielli ?
Une jam ketu, po ti?

Arjana Fetahu Gaba

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.