LIRIA S’GJEDH HERONJ!!
Nën dheun e ftohtë, shpirtra flijuar për një shpresë, një dëshirë,
Dergjen si ëngjej, kthyer në lapidarë, heronjtë prej guri,
Sa e sa gjak të derdhur për atdhe, ata paguan,
Që Shqipërinë, ta ndrinte veç nuri.
Kjo tokë, është larë me gjak të pastër, dhe jo të flliqur,
Besa besë, armët supit kishin ngjeshur,
Luftonin barabar, si luanët në beteja,
Me barkun të pangopur, e trupat të pa veshur.
Liria s’zgjedh heronjtë, por ata lindin,
Lindin nga gjiri i popullit, dhe bëhen një grusht i fortë,
Lindin nga ëndrra, për të qënë të lirë,
Lindin, nga të nënës lotë.
Këmbana e shpresës, jehonte në zemrat e ç’do shqiptari,
Dhe i mblodhi, sa herë kish nevojë Shqiperia,
Ja të vdesim, ja të rrojmë, ishte betimi,
Pa luftë dhëmb për dhëmb, s’vjen kurrë liria.
Arjana Fetahu Gaba
USA, New Jersey,