22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Arjana Fetahu Gaba,

ERDHI SOT AJO DITË

Imazhi mund të përmbajë: Arjana Fetahu Gaba

Moj ju valë, që detit shkumoni mbi breg,
Më ka rënë përdhe kjo botë,
Ndaj m’i lani sot këto lotë,
Se mu dogjën këta dy sy,
Sot nga një,
U ndava dy.
S’ka me “ne”,
Por vetëm unë,
Në të lamtumirës shkëmb,
Një rënkim i mekur dhëmb.
Jam pa gojë,
Pa këmbë,
Pa shpirt,
Jam një sirenë,
Që s’di nga të ikë.
Ndaj mi la, ato puthje faji,
Ngatërruar leshterikë.
Sot po dua të të dergjem,
Në shtratin tënd, pa patur frikë,
Frika më e madhe,
Ishte ikja
Erdhi sot ajo ditë..
Ku zemrën nga shpirti ma zhveshi,
Dhe si xhaketë me vete mori,
Mu ça copëza kraharori…
Të lutem sot ti deti im,
Më la mëkatin,
Që desha dikë,
Unë sot mbeta në bregun tënd,
Duke qarë,
Pa zë.

Arjana Fetahu Gaba,

New Jersey, February 2020

“”””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Arjana Fetahu Gaba, duke qëndruar dhe E brendshme

PERSE VALLE, AJO NUK ME DESHI?!…
Qielli ish ngrysur si vetullat e një plaku,
I ftohtë, i frikshëm por dhe I tërbuar,
Mbaj mend kisha pirë, e bërë për tu qeshur,
Pa dert ecja, asfaltit pa shtruar.
Atë mbrëmje, të rrallë ishin njerzit,
Neonët e gjatë, gjigand bënin hije,
Ndërsa hapat e mi, lëkundur nga pak,
Dhe nga se, nga një shishe rakie.
Unë s’isha mësuar të pi alkol,
Kollitesha që me gotën e parë,
Di, zemrën atë natë kisha të shkulur,
Dhe shpirti një plagë më kish marrë.
Qentë dëgjoja tek lehnin diku larg,
A thua se unë trimi kisha ndopak frikë,
Në mendje më vini të vajzës fjalë,
“Te lutem, më ler edhe ik”.
Në buzë një këngë ashtu përçart,
Me gjysma frazash, mbështillja në gojë,
Unë I dashuruari që kurrë s’mora përgjigje,
Vallë përse, mos t’më dojë?!.
Unë I dashuruari, I përvëluari,
Që gjithë fuqinë, ma kish marrë rakia,
Doja të qeshja se s’mundja të qaja,
Atë mbrëmje, doja vetëm të pija.
Qielli I zbrazi të gjitha ç’kish,
Më jep një rrufe dhe mua, më jep,
Ju luta Zotit, me mua të ish,
Mua qyqarit, me shishe në xhep.
Sa herë alkol vë në gojë, do të shaj,
Mbarë e prap jeten, që më pëlqeshi,
Asnjëherë s’ja gjeta dot përgjigjen pyetjes,
“Përse vallë, ajo nuk më deshi”?!

Arjana Fetahu Gaba,

New Jersey, January 2021,

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.