16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Arjana Fetahu Gaba

VAJZA IME E VOGËL Ë

May be an image of 1 person

Vajza ime e vogël ë,
Te pret gjilpëra me pë,
Gjergjefi mëtzitur ë,
Paja është pa nisur ë.
Futu brenda lëri shoqet,
Hodhe shtat sikur selvi,
Më e bukura je nder lule,
Po kam frikë, të kane zili.
Në të panë djelmuria,
Nisin e të zënë pusi,
Flokët mblidhi, ti merr era,
Ndaj lidh kokës, një shami.
As në çesmë mos mbush ujë,
Shoqëruar pa njeri,
Dalin fjalë e bëhen bujë,
Në ç’do rrugë e ç’do shtëpi.
Kush kërkon flori e gjen,
I bie botës anembanë,
Kush kërkon vajzë të mirë,
Pyesin si e ka babanë.
Ndaj hyr brenda, mos u përlot,
Se babai të bën fjalë,
Vajzëria brenda derës,
Jashtë të pret i bardhi kalë.
Gëzoju shtëpisë ku u rrite,
Ç’mallu me baba e nënë,
Se një ditë do t’shkosh nuse,
Vetëm foto do t’kesh lënë.
Vajza ime e vogël ë,
Gjithë të mirat, një mbi një,
Te rrita lule lëndine,
Pranvera e zemrës time.

Arjana Fetahu Gaba,May be an image of 1 person dhe ushqime

New Jersey, February 2020

“”””””””””””””””””””””

VAJZË MOJ!
Vajzë moj, të shoh lënduar,
Sytë të kuq, nga lot lotuar,
Rri si lule e trishtuar,
Porsi diell perenduar.
Zemrën shumë po ma ngushton,
Trendafil i shpirtit tim,
Kur ta shoh lotin ndër faqe,
Sikur nesër, s’ka më agim.
Pa kujto ç’të kam mësuar,
Ji krenare për çka je,
Fytyrën mos ta shoh mbuluar,
Siç nxin qielli, fryrë në re.
Mos lë kurrë të shkelin,
S’je gjethe vjeshte në trotuar,
Por je vajzë shkuar floririt,
Je e imja, margaritar.
Eja të të puth në ballë,
Kujtoi vetes se nga vjen,
Të kam të çmuar, të kam të rrallë,
Mos harro kurrë, sesa ti vlen.
Të rrita me miell të fundit,
Ndonëse s’patëm pasuri,
Dorën nuk e ndymë askundi,
Por gjithmonë me ndershmëri.
Nesër, s’duhet të të shoh të qarë,
Kush të lëndoi pabesisht,
Tregoi që ti s’je lëkundur,
Sado intrigat, pavarësisht.
Tregoi që je vajzë e nënës,
Tregoi që je në të drejtë,
Tregoi zemrën ke të fortë,
Dhe syrin ke të mprehtë.

Arjana Fetahu Gaba..May be an image of Arjana Fetahu Gaba, hair, syze dielli, outerwear dhe qiell

New Jersey, February 2020

“””””””””””””””””””””

QËNJA JOTE
Në hapat e tua,
Ku tretet mendimi,
Unë ende gjurmët,
Akoma s’ti shoh,
Qënia jote,
Sa afër dhe larg,
Për mua sekret,
Që duhet t’a njoh.
Por unë si fëmijë,
Që ka turp të flasë,
Dhe frikë mos bëj,
Ndonjë gabim,
Ndiej zemrën tënde,
Fildish të bardhë,
Nga sytë e tu,
Që vetëm ndrijnë.
Ti i dashur,
Për mua je,
Një mal me dëborë,
Një yll në agim,
Ti je pranvera,
E buzëqeshjes time,
Ti je puthja,
Në çdo zgjim.
Qënja jote,
Sa afër dhe larg,
Për mua sekret,
Që dua ta njoh,
Në ditët e mija,
Deri në fund,
Dua sytë e tu,
Ti kem që të shoh.May be a black-and-white image of Arjana Fetahu Gaba, hair, outerwear dhe bizhuteri

Arjana Fetahu Gaba

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.