20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Arjana Fetahu Gaba

VOTONI VOTONI SIÇ E DO ZAKONI!!!May be an image of Arjana Fetahu Gaba dhe E brendshme
Një thirrje e çjerrë diku në altar,
Si qen i paskrupullt që sheh në pazar,
Dhe njerzit që shtyhen e duart trokasin,
Si dallgë të lodhura që bregut i plasin.
Papushim thërret nga ajo faltore,
Si duhet të gënjejë as laps as fletore,
Kur sheh turmën pjekur ashtu nga vapa,
Gjithë jetën kanë luajtur hapa dollapa.
Gjithë jetën janë tallur duke bërë estradë,
Ujë në çdo çezëm, në mal autostradë,
Punë për të gjithë veç na jepni votën,
Kush e shet në rrugë e ka shitur votrën.
Votoni votoni siç e do zakoni,
Se ne do t’ju japim ç’ka të dëshironi,
Nga një shtëpi për frymë ka edhe të ngjarë,
Atij shënojani emrin se lesh ka për të marrë.
Ti qe je në çadër dhe ti pa stehë fare,
Ma jep mua voten se do të bësh shumë pare,
Do kullosni veç bar, u tha delve bariu,
Po s’më votuar mua, do hani veç bar miu.
Keshtu brohoritën të lumtur tek sheshi,
U gatua çobra me fjalë prej leshi,
Sa herë bëhen votimet tufa tufa ndahen,
Vetë ju japin votën pastaj zënë e qahen.
Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, April 2021
“””””””””””””””””””
….ripostim…
Porosita djalin!May be an image of 2 people, including Arjana Fetahu Gaba, people standing dhe E brendshme
Kujdes rruges ,kujdes ke ben shok,
Porosita tim bir dhe ne heshtje ,
Prap u luta ne Zot.
Ka ardhur kohe e keqe, jo si me pare
Kur njerezit ishin bashke,
Dhe asnjehere te ndare.
Ne te zinte halli, zemren kishte plot,
Kujdo qe ti rrefeheshe,
Syte I mbushte lot.
Siç ta hapnin zemren,njelloj dhe shtepia
Per ty ndahej kafshata
Nga gjysma e tija..
Ajo kohe qe moti djale, mbetet ne kujtese,
Ah sikur ta dish ,,
Kur te them kujdes!
Djemte e vajzat bashke, lulezonte rinia,
Ben mire ti degjosh,
Keto fjalet e mija.
Shiko punen tende, ne gjete nje mik,
Mbaje si te çmuar,
Mos e bej te ik.
Sepse jane te rralle, veshtire qe ti gjesh,
Jeta me te miret,
Rrallehere ti ndesh.
Qe te jetosh i lumtur, ki respekt per veten,
Sepse mbeturinat,
Mbi siten do mbeten.
Arjana Fetahu Gaba
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.