15.5 C
Tiranë
E mërkurë, 13 Maj 2026

Arjana Fetahu Gaba

TE LUTEM ZOT
Në këtë qytet që sapo zbardhi,
Kur hena e dielli s’mbajtën mëri,
Të lumtur ndoshta të gjithë janë zgjuar,
Por gjumë nuk kishim as unë as ti.
Sa shumë gjërat kanë ndryshuar,
Kur frymëmarrjen kishim një,
Sa herë jemi dhe lënduar,
Fatkeqsisht për as një gjë.
Këto tekat tona të përkedhelura,
Më shumë na lodhin dhe ne dështojmë,
Por brënda shpirtit qan një më fal,
Por guxim s’kemi e veç ngurojmë.
Të lutem Zot si zbardhe ditën,
Beko sërisht dy shpirtrat tanë,
Dorzohemi për dashurinë,
Harrojmë gjithë fjalët qe ne i thamë,
S’dua që mëngjesi i nesërm,
T’na gjejë sërisht plot dëshpërim,
Unë dua të shoh drejt e në sy,
Gjysmën tjetër të shpirtit tim.
Arjana Fetahu Gaba
“”””””””””””””””””””””May be a closeup of Arjana Fetahu Gaba dhe hair
ERDHI SOT AJO DITË
Moj ju valë, që detit shkumoni mbi breg,
Më ka rënë përdhe kjo botë,
Ndaj m’i lani sot këto lotë,
Se mu dogjën këta dy sy,
Sot nga një,
U ndava dy.
S’ka me “ne”,
Por vetëm unë,
Në të lamtumirës shkëmb,
Një rënkim i mekur dhëmb.
Jam pa gojë,
Pa këmbë,
Pa shpirt,
Jam një sirenë,
Që s’di nga të ikë.
Ndaj mi la, ato puthje faji,
Ngatërruar leshterikë.
Sot po dua të të dergjem,
Në shtratin tënd, pa patur frikë,
Frika më e madhe,
Ishte ikja
Erdhi sot ajo ditë..
Ku zemrën nga shpirti ma zhveshi,
Dhe si xhaketë me vete mori,
Mu ça copëza kraharori…
Të lutem sot ti deti im,
Më la mëkatin,
Që desha dikë,
Unë sot mbeta në bregun tënd,
Duke qarë,
Pa zë.
Arjana Fetahu Gaba,
“””””””””””””””””

UNË VAJZA E THJESHTË E ATDHEUT TIM
Unë një vajzë e thjeshtë, me zemrën mbushur plot,
Si hoje blete, me mjaltë nga trëndafili,
E pastër, si një ëngjëll qielli,
Si ujë që rrjedh kristal, i ftohtë burimi.
Unë një vajzë e thjeshtë, me zemrën mbushur plot,
Me mallin e asaj toke, aromë gruri pjekur,
Me këngët, vallet, aq bukur sajdisur,
Pa puthje agimesh, shpirti djegur.
Unë një vajzë e thjeshtë, me zemrën mbushur plot,
M’buçet ende, një këngë Vaçeje në shpirtin tim,
Një varg Lasgushi, më lodron valë në qënien time,
Unë vajza e thjeshtë, e Atdheut tim.
Unë vajza e thjeshtë e Atdheut tim,
Mërgova përtej oqeanit të eger, dhe I bashkova një lot,
Nga sytë e mi, malli qe zhuritur, me kish torturuar,
Unë vajza e thjeshtë, me zemrën mbushur plot.
E shkruaj një varg, e këput nga zemra ime sikur një lule,
E thur kurore, dhe ja vendos Atdheut, xhanit tim,
Në vdes, me ktheni ku hodha shtat, ju lutem,
Vetëm atje, mund t’prehet qetë ky shpirti im.
Arjana Fetahu Gaba,
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.